Projekti civil i ish-avokates së popullit Maja Manollova “Ngrihu Bullgaria” sot u bë zyrtarisht parti. Pas mbledhjes themeluese partia e re fillon një turne në vend me moton “Kontratë e re sociale - puna juaj meriton më shumë”. Starton edhe një peticion kombëtar me këto kërkesa: zero TVSH për faturat familjare dhe mallrat në shportën e vogël të konsumit, ulje e TVSH-së për barnat, të ardhura minimale të patatueshme për punëtorët në përmasën e pagës minimale, tavan i çmimeve të ushqimeve bazë, subvencione për 60 litrat e para karburant për familjet me të ardhura mujore nën 2500 leva (1278 euro), rillogaritja e pensioneve të pensionistëve bullgarë mbi bazën e të ardhurave nga sigurimet për vitin e kaluar.
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..