Pas disa ditësh nis turneu kombëtar i këngëtares Nina Nikolina, në të cilin interpretuesja e njohur do të prezantojë koncertin e saj të ri, shfaqje “JAZZ & TRADITIONS VOL.2”. Programi përfshin këngë që do të jenë pjesë e një albumi me të njëjtin emër. Si zakonisht, muzika ndërthur folklorin bullgar me elementet etno dhe xhaz. Së bashku me Nina Nikolinën në skenë do të jenë Kalin Veljov (bateri dhe perkusion), Martin Tashev (trumbetë dhe vokal), Mirosllav Turijski tastierë, Tanja Përvanova (vokal).
Koncerti i parë është në Burgas (11 maj), pasuar nga Sofja, Plovdiv dhe Varna. Krahas këngëve të reja publiku do të dëgjojë disa nga këngët më të njohura të këngëtares, ndër të cilat “Ti”, “Të marrim ty”, “Ëndërr”.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...