Recetat e letrës me të cilat çdo pacient bullgar shkon në farmaci nuk u zhdukën në fillim të majit. Ideja ishte që këtë pranverë të kalonim tërësisht te recetat në formë elektronike, por ky propozim u sulmua nga organizatat mjekësore dhe pacientët. Bashkimi Bullgar i Mjekëve e quajti masën administrative "të pamenduar" dhe paralajmëroi se kjo vetëm do të rriste tensionet midis mjekëve dhe pacientëve. Megjithë të metat e recetave të letrës të cilat shpesh janë shkruar me shkrim të palexueshëm dhe nuk mund të lëshohen nga larg, organizata profesionale i mbrojti ato sepse nuk e kuptojnë se si ekipet e urgjencës, për shembull, do t'u përshkrujnë pacientëve terapinë e domosdoshme gjatë vizitës së tyre në shtëpi. Organizata këmbënguli që receta e bardhë të mbetet, bashkë me atë elektronike, si në vendet e tjera evropiane.
Megjithatë, muaji maj erdhi me ndryshime dhe më shumë të ardhura në fushën e shëndetësisë bullgare. Me nënshkrimin /në fund të prillit/ të aneksit të Marrëveshjes Kuadër Kombëtare për Veprimtaritë Mjekësore, u bë e qartë se 604 milionë leva të tjera do të derdhen në sistemin shëndetësor. Ato janë destinuar për profilaksinë më të mirë të sëmundjeve dhe për paga më të mira për mjekët. Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova theksoi prioritetet kryesore në këtë sektor, ndër të cilat mbeten “shëndeti elektronik, shëndeti i fëmijëve dhe nënave, rritja e pagave dhe balancimi i pabarazive në të ardhura”.
“Në 20 vitet e fundit shumica e spitaleve në vendin tonë po përballen me shumë probleme dhe ato po përkeqësohen gjithnjë e më shumë”, sqaroi Ministrja në një intervistë për BNR. - Fokusi kryesor në aneksin e Marrëveshjes Kuadër Kombëtare është 604 milionë levat shtesë, një rritje e përgjithshme e buxhetit për aktivitetet në kujdesin ambulator, si dhe në kujdesin spitalor. Kjo është një rritje prej 25% mesatarisht. Sidomos në dy vitet e fundit, ne kuptuam se sa e rëndësishme është që mjekët tanë, përfshirë infermierët, të jenë të motivuar dhe të financuar mirë dhe të fokusohen tek pacienti, por jo duke e trajtuar si një burim mjetesh financiare, por si një subjekt për të cilin duhet të përmirësohet kujdesi.
Drejtimi varet nga shteti dhe pikërisht shteti duhet të sigurojë kushtet për punë më të qetë të mjekëve, në mënyrë që ne si pacientë të marrim kujdes cilësor dhe mjekët tanë të preferojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në Bullgari”.
Kontrolluesi më i mirë i kujdesit shëndetësor është pacienti i informuar, i cili është i interesuar të marrë kujdes cilësor mjekësor, e jo aq administrata e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore - është kategorike Ministrja Serbezova:
“Qytetarët bullgarë janë më të sëmurët në BE dhe jetojnë me 7 vjet më pak. Në të njëjtën kohë disa sëmundje mund të kurohen me sukses nëse diagnostikohen në kohë. Në vendin tonë kemi edhe mjekë, edhe pajisje, edhe ilaçe, por duhet të rrisim profilaksinë. Krahasuar me vendet e tjera të BE-së, kemi mbi-spitalizim. Janë parashikuar më shumë se 92 milionë leva për ekzaminime parandaluese dhe ne po rrisim numrin e aktiviteteve diagnostikuese mjekësore për fëmijët, sepse disa nga këto sëmundje të rëndësishme shoqërore lindin në moshë të re. Prandaj, çmimet për parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët janë rritur mesatarisht me 38% krahasuar me vitin 2021. Kemi shtuar fondet për ekzaminime parandaluese në kuadër të Programit të Shëndetit të Nënës. Këtu është e rëndësishme të kontrollohet kryerja e ekzaminimeve parandaluese. Një pacienti që nuk paraqitet për ekzaminim mund t'i hiqet e drejta e sigurimit për të paktën një muaj."
Përpiloi: Gergana Mançeva, sipas një interviste të BNR-Horizont
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..