Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas pezullimit të naftës ruse, ekonomia bullgare mund të përballet me situatën jo më shumë se gjashtë muaj

Ministri Asen Vasilev
Foto: BGNES

Komisioni Evropian do t'i japë Bullgarisë mundësinë për të vazhduar furnizimin me naftë ruse, por në të njëjtën kohë do të kërkohen mënyra për të diversifikuar importet. Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të financave Asen Vasilev, ekonomia bullgare mund të përballet me situatën deri në gjashtë muaj nëse Rusia ndalon naftën dhe mbyllet Bosfori.

Gjatë shqyrtimit parlamentar, ai tha se ka rezerva buxhetore që mund të përdoren për t'iu përgjigjur shpejt një skenari të tillë. Sipas Vasilev, interesi kombëtar bullgar është që vendi ynë të marrë përjashtimin nga sanksionet për naftën nga njëra anë dhe nga ana tjetër të diversifikojë gradualisht furnizuesit e naftës. Është planifikuar ndërtimi i një autostrade, hekurudhave dhe tubacioneve të naftës Aleksandroupolis-Burgas-Varna-Konstancë.

Sa i përket kompanisë Lukoil-Neftohim, Asen Vassilev sqaroi se ajo nuk mund të shtetëzohet, pasi nuk është ligjërisht ruse, por zvicerane dhe nuk është në listën e ndalimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD