Presidenti Rumen Radev ndau çmime të larta shtetërore për figurat e kulturës. Tradicionalisht, kjo ndodh para 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave.
Me Urdhrin “Shenjtorët Kiril dhe Metodi” u dekoruan shkrimtari dhe kryetari i Bashkimit të Shkrimtarëve Bullgarë Bojan Angellov, aktorja Illka Zafirova dhe gazetari dhe botuesi Bozhidar Nikollov.
Artistja e shquar në artin dhe traditat tona popullore Violeta Karapeeva u vlerësua me Urdhrin “Shenjtorët Kiril dhe Metodi ”- shkalla e dytë.
Dirigjenti i madh Borisllav Ivanov u dekorua pas vdekjes me Urdhrin Stara Pllanina - shkalla e parë. Çmimin e pranoi djali i tij Borisllav Ivanov.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..