Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nina Dimitrova – ukrainasja nga Sellanovci, e cila ra në dashuri me vallet bullgare

4
Foto: arkiv personal

Gjërat e mira në jetë zakonisht na vijnë papritur. Kështu ndodhi në vitin 1995, kur gjatë festimeve në dy qytete simotra - Orjahovo në Bullgari dhe Shostka në Ukrainë, lindi dashuria mes ukrainases Nina dhe burrit të saj të ardhshëm - një bullgar, me origjinë nga fshati Sellanovci.

“Ne, ukrainasit, ishim të ftuar në një koncert në ditët e Panairit të Orjahovos, i cili mbahet çdo vit në gusht. Aty takova burrin tim. Më pas e takova në Shostka për festën e qytetit tonë – 3 shtatorin”, kujton me buzëqeshje Nina Dimitrova. Jo shumë kohë më vonë, të dy bënë një dasmë ukrainase, dhe më pas një dasmë "modeste bullgare" me 250 njerëz, të gjithë të afërm dhe miq, në Sellanovci të komunës Orjahovo, ku Nina jeton edhe sot e kësaj dite.

“Atëherë (në vitin 1995) nuk më interesonte nëse do të jetoja në Sellanovci apo në Sofje, por tani madje më vjen mirë që erdha në Sellanovci – fshati më i madh në Bullgari, i cili është unik. Unik jo vetëm sepse në Sellanovci është i vetmi monument i shatit, por edhe sepse këtu jetojnë njerëz të këndshëm, sepse oborret janë të gjera, fshati është i gjelbëruar, njerëzit janë punëtorë dhe më pritën mirë”, tha Nina.

Ajo u përshtat shpejt me jetën në vendin tonë. Ja se çfarë na tregoi Nina për atë që e tërhoqi menjëherë në Bullgari, por edhe për atë që ishte e vështirë për t'u pranuar:

“Më mahnitën vallet bullgare, muzika, kostumet dhe zakonet. E pranova menjëherë këtë, ndoshta sepse doja shumë të mësoja edhe gjuhën, edhe traditat. Ajo që nuk më pëlqeu ishte që prindërit i rrisin fëmijët e tyre nga lindja deri në pension. Do të doja që ata të ishin më të pavarur, më të përgjegjshëm”, tha ajo.

Vallet bullgare të mejdanit u bënë dashuria e dytë e madhe që Nina takoi në tokën tonë. Ajo i studion me këmbëngulje edhe sot e kësaj dite - nga të moshuarit e fshatit, gjatë festave të fshatit, nga televizioni dhe tani nga interneti, dhe e përhap përvojën e vet. Nina drejton grupet e vallëzimit për fëmijë "Vogëlushit" dhe "Shkëndija" dhe grupin e të rriturve "Njerëzit e Veriut" pranë vatrës kulturore lokale "Vetëedukim 1894", rreth së cilës është përqendruar jeta e pasur kulturore në fshat. “Gjatë provave kujdesem që t’u tregoj fëmijëve vallet autentike të Sellanovos, sepse mendoj se çdo banor i fshatit duhet t’i njohë”, tha ajo. Nina shton se në repertorin e grupeve të vallëzimit janë përfshirë valle nga pjesë të ndryshme të Bullgarisë, por edhe valle vendase rome, të cilat i ka mësuar posaçërisht nga një shoqe, pasi siç thotë ajo, “nuk mund të jetojmë bashkë dhe të ndahemi”.

Nina ua përcjell fëmijëve të shkollës së Sellanovos, ku punon si edukatore, interesin për traditat dhe krijimtarinë bullgare, dashurinë për natyrën.

Dhe çfarë i mësojnë fëmijët Nina Dimitrovës?

"Durimi. Aftësia për të dëgjuar, për të buzëqeshur dhe mbështetur të tjerët, sepse fëmijët si askush tjetër kanë nevojë për mbështetje, veçanërisht nxënësit e klasës së parë. Ata vijnë në një territor krejtësisht të panjohur, fillojnë diçka të re. Disa kanë frikë, të tjerë janë të shqetësuar, por asnjë fëmijë i vogël nuk mbetet indiferent. Kjo është arsyeja se pse unë duhet të jem mjaft e durueshme që të mund t'i mbështes dhe t'i qetësojë ata."

Sot, 27 vjet pas mbërritjes në Sellanovci, Nina Dimitrova këshillon të gjithë që duan të vendosen në Bullgari, të mos zgjedhin Sofjen, Varnën apo Plovdivin, por qytetin ose fshatin e vogël, sidomos në ditët e sotme, kur pandemia na dëshmoi komoditetin e punës në distancë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD