Një nga emblemat e qytetit të Kërxhalit – treni për fëmijë në Parkun Prostor, do të niset sërish në itinerarin e vet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.
Kjo është hekurudha e parë për fëmijë në Bullgari, e ndërtuar më 5 shtator 1962 sipas një projekti të inxhinieres Valentina Joçkova.
Atëherë u përdorën shinat nga minierat e mbyllura në fshatin Stremci. Vagonët me të cilët transportoheshin mineralet nga minierat u shndërruan në vagonë pasagjerësh dhe kështu edhe sot e kësaj dite ata përdoren për transportim njerëzish.
Gjatësia totale e itinerarit ku kalon treni është 1210 metra, ka dy vendkalime dhe një tunel. Lokomotiva dhe vagonët e rinovuar pritet të kënaqin fëmijët në Ditën e Fëmijëve - 1 qershor.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @DetskaZheleznitsaKardzhaliEmrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..