Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vallëzimi pol dens thyen paragjykimet dhe stereotipat

Foto: arkiv personal

Pol densi(“Pole” –pilon, “dance” – vallëzim) është një sport, i cili kohët e fundit po fiton një popullaritet mjaft të madh në Bullgari, në sajë të ngjarjeve të ndryshme në hapësirën publike. Në vendin tonë po hapin dyer gjithnjë e më shumë salla të akrobatikës ajrore dhe vertikale, ku tani për tani më të shumta janë në Sofje. Në vende të veçanta organizohen  demonstrime në pol dens, rrathë në ajër dhe vello. Madje ka dhe stërvitje, të cilat janë vetëm për fëmijë. Vendi ynë ka qenë mikpritës gjithashtu i garave, ajo e fundit nga të cilat u zhvillua gjatë qershorit të vitit 2019.

“Pol densi me siguri bëhet gjithnjë e më i njohur në Bullgari – thotë instruktorja në pol dens Bahrie Jusein. Shumë njerëz vijnë për provë dhe fillojnë të sjellin dhe shokë. Kështu përhapet  fjala se një sport i tillë ekziston dhe se ai nuk është striptiz, dhe se nuk është vetëm për gra. Njerëzit filluan të kuptojnë sesa kreativ dhe i fuqishëm është ky sport. Këtu ndihmojnë dhe pjesëmarrjet, të cilat trajnerët tanë dhe njerëzit që stërviten bëjnë në ngjarje të ndryshme dhe në rrjetet sociale.”


Ky sport daton akoma që nga shekulli i 12 në Kinë, ku akrobatë kanë zhvilluar  truke komplekse në shtyllat 9 metrash.  Shumë më vonë, gjatë viteve 20 të shekullit të 20, ai fiton një karakter erotik dhe është përcaktuar si striptiz. Sot pol densi është një gërshetim prej elementeve sportive dhe të vallëzimit dhe është një nga stërvitjet më të preferuara për mirëmbajtjen e figurës.

Por, në Bullgari ka akoma stereotipa të caktuara të lidhura me këtë sport, pavarësisht nga interesi i forcuar ndaj stërvitjeve:

“Më përpara njerëzit kishin paragjykime se pol densi është një vallëzim erotik dhe qe lidhur me striptizin – thotë Bahrie. Por tani nuk është më kështu. Stereotipat në këtë moment janë se ky sport është vetëm për gra, se duhet të jesh shumë i zhdërvjellë, që të mund ta praktikosh, se duhet të vish në sallë i fortë, që të mund të bësh çfarëdo që të jetë. Shumë njerëz thonë “nuk kam forcë në duar”, “jam e moshuar për këto gjëra”, “unë jam burrë, ky është një sport për femrat”-mendime të cilat i ndalojnë që të provojnë.”


Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me striptizin, ti je akrobat dhe nuk zhvishesh. Të duhen 3 pjesë specifike të trupit të zhveshur për t'u stërvitur”, thotë Dorotea Janeva, e cila prej 2 vitesh është e përfshirë në mënyrë aktive në këtë sport.Dhe shton:

“Pol densi zhvillon tek njerëzit një këmbëngulje, një inat shumë të madh dhe si tërësi zhvillon personalitetin, sepse kërkon që të evitosh veten tënde nën çdo lloj forme.”

E vërteta është se nuk kërkohet një përgatitje paraprake fizike, as dhe mjeshtëri speciale. Çdo një mund të stërvitet, pavarësisht nga gjinia dhe nga vitet që ka. Forca fizike dhe zhdërvjelltësia fitohen me kalimin e kohës. Janë të nevojshme vetëm guxim dhe dëshirë, që të fillosh, kurse më tutje dhe një këmbëngulje që të zhvillohesh më tej. Kurse sfida më e madhe është të lirohesh nga frikësimet e tua, janë të një mendimi bashkëbiseduesit tanë.

Përpiloi: Kristina Abaxhieva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov për herë të parë do të luajë në çerekfinale në Paris

Grigor Dimitrov regjistroi paraqitjen e tij më të mirë në Roland Garros. Pas suksesit ndaj Hubert Horkaç, ai do të luajë në çerekfinale, ku e pret italiani Janik Siner. Bullgari ra disa herë në fushë pasi ai nuk donte të humbiste asnjë goditje. Në..

botuar më 24-06-03 8.51.PD

Boksieri Radosllav Rosenov fitoi një kuotë për Olimpiadën në Paris

Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..

botuar më 24-05-31 1.54.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me fitoren e dytë në Roland Garros

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..

botuar më 24-05-30 6.49.MD