Nuk ka gjasa që në dy vitet e gjysmë të fundit, teksa ne “mbroheshim” nga virusi në shtëpitë tona, të imagjinonim se një ditë miliona njerëz do të detyroheshin të largoheshin nga “fortesat e tyre të sigurta”. Vështirë se dikush e besonte se fundi i epidemisë globale shëndetësore do të vinte me fillimin e luftës. Lufta në Evropë në shekullin 21. Por jeta është një skenarist i paparashikueshëm dhe pikërisht kështu zhvillohet historia jonë. Dhe përvoja tregon se pjesë e zgjidhjes së çdo problemi është ta shikosh në sy, të shihet dhe të njihet. Këtë e dëshmon një nga projektet e fundit artistike në Bullgari, i krijuar për të ndihmuar ata që ikin nga lufta në Ukrainë.
Ekspozita interaktive “Dëshmitarët e vegjël të luftës” paraqet vizatime të viktimave më të pafajshme të asaj që po ndodh - fëmijëve dhe pikëpamjet e tyre për luftën. Iniciator, organizator dhe autor i konceptit kreativ të projektit është "Agjencia 121" në personin e Genoveva Andreeva, në partneritet me Rrjetin Kombëtar për Fëmijët. “Vizatimet na arritën përmes Muzeut të Krijimtarisë së Fëmijëve në Ukrainë. Së bashku vendosëm të realizojmë një projekt dhe ta kthejmë atë në një ekspozitë interaktive me pesë instalacione, në formën e gjashtëkëndëshave me gjatësinë e fëmijëve. Ideja është fjalë për fjalë të përkulemi dhe të shikojmë përmes syve të fëmijëve dhe të kuptojmë se si ata e shohin luftën”, shpjegon Andreeva. Dhe vetë vizatimet janë një kronologji e “të pamendueshmes” që po ndodh sot. Që nga dita e parë e luftës, Muzeu i Krijimtarisë së Fëmijëve në Ukrainë për të eksploruar luftën përmes syve të fëmijëve filloi mbledhjen e vizatimeve të tyre të krijuara nën ulërimën e sirenave dhe bombave. Ata i arrijnë ato në mënyrë digjitale nga qytete të ndryshme të Ukrainës, duke përfshirë Kievin, Mariopullin dhe Harkivin. “Në përgjithësi, misioni i Muzeut të Krijimtarisë së Fëmijëve është të studiojë botëkuptimin e fëmijëve për tema të caktuara dhe, në përputhje me rrethanat, të mbrojë interesat e tyre dhe të pajtohet me këndvështrimin e tyre”, shpjegon Genoveva Andreeva. Për shembull, para luftës, fëmijët pikturonin shumë në temën Covid-19, saktëson ajo.
Është shumë simbolik vendi, në të cilin “Dëshmitarët e vegjël të luftës” u prezantua për herë të parë – metro e Sofjes. Për dy javë dy nga stacionet më të mëdha të metrosë së kryeqytetit u bënë shtëpi të projektit të pesë “fëmijëve artistikë”.
“Doemos lidhjen, të cilën e bëjmë është me stacionet e metrosë në Kiev dhe jo vetëm, sepse ato u kthyen në një simbol të ikjes nga lufta. Pjesa e madhe e fëmijëve kaluan ditët e para pikërisht atje dhe kjo ishte streha e tyre. Shumë nga vizatimet, të cilat tregojmë janë të krijuara pikërisht në metronë dhe prandaj vendosëm të nisnim prej andej”, shpjegon Genoveva Andreeva.
“Ka vizatime me mesazhe të drejtpërdrejta si për shembull: “NATO, të lutem mbylle hapësirën ajrore”, “Putin, ndale luftën!” ose thjesht “Unë nuk dua luftë”. Në të tjerat, ushtarët rikrijohen si engjëj. Ka një vizatim tepër të thjeshtë - lopë në një fushë. Quhet “Fusha Paqësore” dhe përfaqëson ëndrrën e një fëmije për të parë vendin ku jetonte, si dukej para luftës. Ëndrra e paqes në formën e saj më të pastër.”
Deri në fund të muajit ekspozita mund të shihet në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje, ku është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar “Shikoni Ukrainën me sy të ndryshëm”. Më 31 maj vizatimet do të jenë pjesë e një veprimtarie speciale të organizuar nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët në të cilën do të dorëzohen çmimet për kontribut në jetën e fëmijëve “Molla e Artë” në Teatrin e Kukullave për Fëmijë. Dihet paraprakisht, se çmimi special sivjet u jepet vullnetarëve të cilët ndihmojnë refugjatët ukrainas. Instalacionet do të jenë pjesë e ceremonisë së dorëzimit zë çmimeve kulturore “ArtAkcija” më 22 qershor në qendrën e arteve “Topllocentralla” në Sofje. Qëllimi kryesor i projektit është të grumbullojë mjete për nevojat urgjente të fëmijëve refugjatë në Bullgari nëpërmjet Fondit “Për fëmijët refugjatë nga Ukraina”, krijuar nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: 121agency.bg, nmd.bgShfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..