Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt parashikon 10% bonus nëse dërgoni sinjal për taksa të papaguara

Iskren Mitev
Foto: arkiv

Kushdo që ndihmon me informacione për zbulimin e taksave të fshehura dhe të kontributeve të papaguara të sigurimeve shoqërore duhet të marrë një bonus 10% prej shumës së fshehur. Këtë e parasheh një paketë masash për luftimin e efekteve të inflacionit dhe mbledhjen më të mirë të taksave dhe sigurimeve shoqërore, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Iskren Mitev për Nova TV. Sipas projektit, do të sigurohet anonimiteti i dërguesve të sinjalit. Shuma e raportuar duhet të jetë mbi 3000 leva /1 533 euro/.

Aktualisht gjithashtu mund të dërgohen sinjale të tilla, por pa marrë bonus. Sipas Mitevit, nëse masa miratohet dhe hyn në fuqi, ndikimi i saj në buxhetin e shtetit pritet të jetë qindra milionësh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Balonave mbi Bellogradçik do të zgjasë një muaj të tërë

Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..

botuar më 25-09-19 6.05.PD

Parashikimi i motit për 19 shtatorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi deri në 14-16°, në Sofje – 7°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri..

botuar më 25-09-18 7.35.MD

Përpjekja e pestë për të rrëzuar kabinetin e Rosen Zheljazkov u dështua

Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga një total prej 234, deputetët nga GERB-SDS, DPS-Fillimi i Ri, BSP dhe ITN shpëtuan kabinetin. 101..

botuar më 25-09-18 6.01.MD