Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë, njerëzit aty shënojnë dhe kremtojnë dhe ditën e fshatit me njëshenjtërim solemn të ujit, me rastin e festës së tempullit të kishës “Ngjitja e Shenjtë e Zotit”. Që nga kjo ditë fillojnë dhe festimet të cilat u kushtohen dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Stacionit Bov, të cilët që nga viti 2006 e këtej, në javën që nga Ngjitja deri në Rrëshajat, lidhin në mënyrë simbolike të shkuarën dhe të tashmen në "Festat e Bovit". Midis dy festave të mëdha të krishtera fshati gjallërohet, që të presë miq dhe të afërm nga e gjithë zona.
Posaçërisht për Ditën e Shpëtimit, që herët në mëngjes gratë vendase kanë përgatitur një kurban dhe pavarësisht nga kjo nëse është ditë pune apo ditë pushimi, fshati i shkretë mbushet me zhurmë gëzimi.
Ju ftojmë të vizitoni publikimin tonë “Pusi i shenjtë” afër fshatit Bov mjekon çdo lloj sëmundjesh” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bov.bgMe rastin e 125 vjetorit të vdekjes së kapedanit Petko Vojvoda, më 7 shkurt në qytetin Topollovgrad (Bullgaria Juglindore) do të inaugurohet një pllakë përkujtimore me fytyrën e vijvodës, njoftoi BTA. Ajo iu dhurua komunës nga Nasko Gelimaçev dhe është..
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..
Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e..