Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë, njerëzit aty shënojnë dhe kremtojnë dhe ditën e fshatit me njëshenjtërim solemn të ujit, me rastin e festës së tempullit të kishës “Ngjitja e Shenjtë e Zotit”. Që nga kjo ditë fillojnë dhe festimet të cilat u kushtohen dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Stacionit Bov, të cilët që nga viti 2006 e këtej, në javën që nga Ngjitja deri në Rrëshajat, lidhin në mënyrë simbolike të shkuarën dhe të tashmen në "Festat e Bovit". Midis dy festave të mëdha të krishtera fshati gjallërohet, që të presë miq dhe të afërm nga e gjithë zona.
Posaçërisht për Ditën e Shpëtimit, që herët në mëngjes gratë vendase kanë përgatitur një kurban dhe pavarësisht nga kjo nëse është ditë pune apo ditë pushimi, fshati i shkretë mbushet me zhurmë gëzimi.
Ju ftojmë të vizitoni publikimin tonë “Pusi i shenjtë” afër fshatit Bov mjekon çdo lloj sëmundjesh” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bov.bgNë mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..