Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me vende për selfie dhe provë vere, muzeu rajonal në Burgas pret turistët e tij

Foto: Facebook/burgasmuseums

Si ngjan të bësh foto me një peshkaqen? Si do t'ju dukej një kapelë autentike grash nga fillimi i shekullit të 20-të? Çfarë është e koduar në shaminë bullgare për kokë dhe si ta vendosni atë në mënyrën më korrekte? E gjithë kjo si dhe akoma shumë histori kureshtare do të mund të mësoni dhe me të vërtetë t’i përjetoni gjatë kësaj vere në qytetin Burgas. Për këtë, mjafton të kaloni nëpër katër ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal në qytet dhe të vizitoni vendet veçanërisht tërheqëse për selfie, të cilat ekipi i tij i ka përgatitur këtë vit. Kështu me një kthesë të lehtë drejt së kaluarës, fitoni një mundësi të larmoni aktivitetet tuaja detare të paktën për një ditë.

“Në Muzeun e Historisë Natyrore në njërën nga sallat ka një panel në mur me një peshkaqen të bardhë dhe kushdo që dëshiron mund të bëjë fotografi me të – thotë Milen Nikollov, drejtor i Muzeut Historik Rajonal në qytetin Burgas. Në Muzeun Historik, në sajë të ndihmës së madhe nga ana e drejtorit të teatrit të Burgasit “Adriana Budevska”, ne u pajisëm me një pjesë nga rekuizita e tyre prej kopjeve të kapelave të grave nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit të 20. Në këtë mënyrë në sallën për ekspozime formuam një kënd retro për foto me interier, që prezanton një shtëpi të pasur nga periudha.”

Kurse kapelat, krahas fustaneve të pasura të gjata, janë një nga shenjat e modës së Çlirimit të Bullgarisë pas vitit 1978. Pas miratimit të Kushtetutës së Tërnovos, fryma e Evropës fillon të ndihet në rrugët e Tërnovos dhe ndryshimi më i dukshëm vihet re në veshjet e grave. Një ndryshim i cili zgjon njëkohësisht hutim dhe admirim. Një dëshmi për këtë gjejmë nëpër faqet e zverdhura të gazetës “Borba”, ku lexojmë: “Në Tërnovo ...ka zonja dhe kjo mjaftë shumë, të cilat mbajnë kapela cilindrike si qeleshet e turqve dhe të shqiptarëve njëherë e një kohë...Kjo nuk është veshje bullgare, por një përzierje e larmishme, e cila i bën gratë shumë qesharake e të çuditesh nëse janë të këtushme, janë evropiane, turke apo shqiptare.”

Drejtori i muzeut në qytetin Burgas pohon se punimi i kapelave, si një zanat tek ne është në rrugë për t’u zhdukur. Ky ka qenë dhe shkaku që të kërkojnë një rekuizitë teatrale dhe jo të punojnë kapelat tani. Thjesht nuk ka se ku. 

Dhe nëse i kthehemi historisë së një shekulli më parë, "e jona" nuk ishte kapela me pupla, por shamia e kokës, e cila ka shërbyer si "pasaportë" e bullgareve dhe jepte informacione se nga kush krahinë është, cili është statusi i saj martesor, feja dhe statusi në shoqëri. Gjatë gjithë verës në Muzeun Etnografik në qytetin Burgas vizitoret do të mund të afrohen dhe të provojnë shami të ngjashme autentike për kokë. Milen Nikollov me mirënjohje përmend gjyshet e fshatit Luljakovo, të cilat e kanë ndihmuar ekipin e tij të gjejë dhe të blejë afro 30 nga këto shami për kokë. Atyre që paraqesin dëshirë do t’u tregohet sesi pikërisht bëhet e ashtuquajtura “hedhje e shamisë” dhe do të mund ta regjistrojnë këtë moment në foto për kujtim pranë një tezgjahu të vërtet bullgar për të punuar. Mundësinë për ta parë veten si një perandor, fytyra e të cilit është gdhendur në një monedhë, do të na jepet këtë verë nga Muzeu Arkeologjik në qytetin bregdetar. Në njërën prej sallave, si një art instalim janë montuar mbajtëse në shesh me lloje të ndryshme monedhash dhe vizitorët do të mund të fotografohen, të paraqitur mbi monedhën antike.

Kopje të gotave origjinale të verës nga Greqia e lashtë, Roma dhe mesjeta do të ofrohen si dhurata në frymën e antikitetit. Gotat janë krejtësisht një punim dore dhe janë në bazë të modelit të artefakteve origjinale, të zbuluara nga arkeologët e Burgasit gjatë gërmimeve, saktëson Milen Nikollov dhe me krenari shënon se, çdo një prej tyre është një krijim i vërtetë artistik. Për herë të parë do të organizohet dhe një degustim i verës në vend, me një prodhim nga kantina vendase. Dhe kështu “e kaluara” dhe e “tanishmja” në qytetin Burgas i zgjasin dorën njëra-tjetrës në pritje të turistëve.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/burgasmuseums



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD
Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD