Bullgaria nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, tha kryeministri Kirill Petkov në përgjigje të një kërkese të ambasadorit ukrainas Vitalij Moskalenko për artileri dhe sisteme raketore të epokës sovjetike. Ai përkujtoi se kjo çështje tashmë është diskutuar dhe ka një vendim të Kuvendit Popullor i cili nuk përfshin sigurimin e armëve.. “Ne bëmë mjaft për të mbështetur Ukrainën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai, duke iu referuar kujdesit për refugjatët, ndihmave humanitare të dërguara dhe riparimit të automjeteve luftarake.
Në ditën e 105-të të luftës në Ukrainë, luftimet për Severodoneck vazhdojnë. Rreth 800 civilë fshihen në një fabrikë kimike në qytet, ku po zhvillohen luftime midis trupave ukrainase dhe ruse, njoftoi AFP. Mes tyre ka punëtorë që përpiqen të parandalojnë shpërthimin e kimikateve të depozituara në fabrikë. Ndërkohë, Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu tha se trupat ruse morën nën kontroll zonat e banuara në Severodoneck dhe po përparojnë në zonën industriale. Vollodimir Zelenski njoftoi se ushtria ukrainase, edhe pse më e vogël, po mbante qytetin dhe mund ta fitojë betejën. Presidenti i Ukrainës bëri thirrje për më shumë armë dhe për furnizim më të shpejtë. Ai ishte i bindur se vendi i tij nuk do të pranojë një ngërç në fushën e betejës dhe se qëllimi i tij është të rimarrë kontrollin e territorit të pushtuar nga Rusia.
Portet ukrainase Berdjansk dhe Mariupoll, të pushtuara nga forcat ruse, janë çminuar dhe janë gati të rifillojnë furnizimet me grurë, tha Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu. Turqia vazhdon të negociojë me Ukrainën dhe Rusinë për të krijuar një korridor detar për eksportet e grurit ukrainas, njoftoi Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar. Diplomati i parë rus, Sergej Llavrov, mbërriti mbrëmë në Ankara për të diskutuar me homologun e tij, Mevljut Çavushogllu, perspektivat e rifillimit të bisedimeve të paqes me Ukrainën.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..