“Mbreti Trëndafil” kështu e quajnë trëndafilin aromatik vajor, i cili rritet që prej kohës së lashtë në qytetet piktoreske malore bullgare Karllovo, Kazanllëk, Strellça dhe Perushtica. Më shumë se 40 vjet në Karllovo ka traditë të zgjidhet ndonjë vajzë e bukur, e cila shpallet Mbretëresha e Trëndafiltave.
Mirëpo, pse trëndafili konsiderohet mbret? – mezi arsyeja është se është lulja më e bukur dhe më aromatike, që rritet në trojet tona. Burbuqet e shumta të trëndafilit të mbledhura me kujdes herët në mëngjes mund të bëjnë realitet ëndrrën e dikujt për pasuri të madhe.
Kështu ka qenë më parë, dhe mund të jetë kështu përsëri.
Informacioni i parë për trëndafilin daton që nga lashtësia, kur në analet e tij kronisti i lashtë grek Herodot përmendi se trëndafilat më aromatikë rriten në tokat trake. Për trëndafilin vajdhënës u fol në shekullin e 13-të, kur gjatë kryqëzatës së tetë, të organizuar nga Luigji IX, njëri prej pjesëmarrësve solli trëndafilin Damascena nga qyteti sirian Damask në Francë. Prandaj emri i tij është - Trëndafili i Damaskut.
Më vonë në shekullin e 18-të u soll dhe u mboll nga turqit osmanë në luginat midis maleve Stara Pllanina dhe Sredna Gora të Bullgarisë. Në këtë zonë gjeografike trëndafili gjen kushtet më të favorshme. Këtu ai hyn në jetën dhe ekonominë e bullgarit. Për shkak të rëndësisë së tij të madhe, zona është quajtur Lugina e Trëndafilave të Bullgarisë.
Rritja më e madhe në kultivimin e trëndafilave dhe nxjerrjen e vajit të trëndafilit ishte në shekullin e 19-të, kur tregtia e vajit të trëndafilit u zhvillua si një biznes familjar. Kjo e siguronte jetesën për rreth 200000 bullgarë. Arsyeja e rritjes së shpejtë në kultivimin e trëndafilave është çmimi tradicionalisht i lartë, i cili ofrohet kryesisht nga jashtë.U shfaqën tregtarët e parë të mëdhenj të vajit të trëndafilit, të cilët hapën zyrat e tyre në qendrat kryesore tregtare - Edrene, Kostandinopojë, Londër, Nju Jork, Vjenë etj. Ndër ata që grumbulluan kapital të lakmueshëm ishin vëllezërit Hristo dhe Nikolla Pulievi nga Karllovo. Në atë kohë çmimi i vajit të trëndafilit bullgar matej me çmimin e arit.Për shkak të cilësisë së jashtëzakonshme të vajit të trëndafilit bullgar, ai ende vlerësohet dhe kërkohet në klasën e lartë të parfumerisë dhe kozmetikës. Vaji bullgar i trëndafilit është një komponent kryesor në disa nga parfumet më të shtrenjtë - Just Pink nga Cavalli, 5th Avenue nga Elizabeth Arden, Sity Glam nga Armani dhe të tjerë. Për shembull, Her Majesty nga Clive Christian prej 500 ml kushton 200 000 euro. Një pikë e parfumit përmban esencë të trëndafilit e nxjerrë nga distilimi i 170 burbuqeve.
Sot, pavarësisht rëndësisë së madhe ekonomike të trëndafilave, në vendin tonë plantacionet e trëndafilave janë reduktuar ndjeshëm.Arsyeja është puna intensive e përpunimit dhe vjeljes së trëndafilave, por më së shumti në çmimin e ulët të blerjes së burbuqeve të korrura. Pronarët thonë se për shkak të kostove të larta të kultivimit dhe mirëmbajtjes së plantacioneve me trëndafila, është më fitimprurëse heqja e tyre dhe mbjellja e kulturave të tjera në vend të tyre. Një problem i madh është se mungon ndihma e synuar nga shteti për të mbrojtur këtë jetesë tradicionale bullgare, në sfondin e krizës ekonomike dhe inflacionit në rritje.
Këtë vit 1 kilogram lule trëndafili bullgar blihet për rreth 2.50 leva, për krahasim, 1 kg vaj trëndafili kushton mbi 5000 dollarë.
Ka shumë për të thënë për vajin e trëndafilit bullgar. Dihet se përftohet nga gonxhet më të lehta të trëndafilit. Ka një ngjyrë të verdhë-jeshile dhe një erë të këndshme, specifike. Ai përmban shumë përbërës të vlefshëm për shëndetin e njeriut, prandaj përveç kozmetikës përdoret edhe si erëza ushqimore aromatike. Çaji aromatik përftohet nga sumbulla e tharë, çaj ky i cili ka një efekt qetësues. Nga petlat e trëndafilave ziejmë dhe reçel. Llokumi është gjithashtu një tundim i ëmbël i shijshëm me të cilin na pëlqen të befasojmë mysafirët tanë nga jashtë.
Përpilues: Gergana MançevaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, EPA/BGNES, arkiv
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..