Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare (BNB) Dimitër Radev paralajmëroi se nga dinamika e proceseve politike në vendin tonë varet nëse Bullgaria do të anëtarësohet në eurozonë në janar të vitit 2024 apo ajo. Është i nevojshëm miratimi i 100 teksteve legjislative, përfshirë Ligjin për adoptimin e euros.
"Ne kemi një ndryshim serioz në këtë proces që nga dje. Prandaj është shumë e rëndësishme se si ai do të zhvillohet tani e tutje. Kjo mund të përshpejtojë ose vonojë futjen e euros në Bullgari," tha Dimitër Radev.
Për shkak të ngjarjeve politike të vitit të kaluar, procesi është shumë i ngadalshëm dhe tani duhet të ndodhë brenda 18 muajve, shtoi ai gjatë një takimi të përbashkët të komisioneve parlamentare për buxhetin dhe financat dhe çështjet evropiane, të cilat po diskutojnë një projektligj për miratimin e Planit Kombëtar për futjen e euros.Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..