Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prapë është në pragun e zgjedhjeve

Foto: arkiv

 Pas votimit të parë të suksesshëm të mocionit të mosbesimit në historinë bullgare në krye të Bullgarisë qëndron një qeveri në dorëheqje dhe një parlament i ndarë nga sulme midis partive. Kuvendi Popullor mund të punojë në mënyrë të plotëvlefshme, si dhe qeveria e dorëhequr, por duhet pasur kujdes me shumicat e përkohshme. Megjithatë nën pikëpyetje është përditësimi i buxhetit, gjë nga e cila varen masat kundër inflacionit që prekin një pjesë të madhe të bullgarëve, paralajmërojnë analistët.

Votimi mbaroi, mbetet një detyrë me shumë të panjohura

“As të gjithë ne që komentonim vështirësitë objektive, kontradiktat në koalicion, problemet e vazhdueshme të koalicionit me partinë në pushtet, përplasjen me opozitën, nuk e imagjinonim që kjo qeveri të përfundonte kaq lehtë dhe kaq shpejt – tha në një intervistë për BNR sociologia Borjana Dimitrova, Menaxhere e “Alpha Research”. - Ngërçi ekonomik, inflacioni, situata e tensionuar gjeopolitike e bënë atë që askush të mos ishte veçanërisht i etur për të marrë pushtetin. Komentuesit theksonin vazhdimisht se mungesa e një force politike që ndihet e gatshme për të sunduar në këtë situatë duket se po i zgjat jetën kësaj qeverie.”

Borjana Dimitrova

Pas rënies së kabinetit rezulton se nuk është aq e lehtë të zgjidhjet enigma politike. Dëshpërimi dhe pamundësia e Kuvendit Popullor për të marrë vendime pas tërheqjes së një partneri të koalicionit - “Ka një popull të tillë”, nga qeveria është më se e dukshme dhe do të çojë në zgjedhje të parakohshme.

Megjithë situatën e vështirë Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov tha, se partia e tij “Po e vazhdojmë ndryshimin”, e cila është forca më e madhe parlamentare, do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë nga Presidenti Rumen Radev dhe do të bëjë provë të gjejë 121 deputetë të pavarur për kabinetin e ri. Megjithatë Zëvendëskryeministri Asen Vasilev është pesimist dhe parashikoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja në vjeshtë.

“Kërkimi i mbështetjes nga disa deputetë, për të cilët është e paqartë se me çfarë mekanizmi do të bashkohen, sa e qëndrueshme do të jetë vota e tyre, është ose një histori naivësh ose një lajthitje e rrezikshme politike. Është e vështirë, sidomos kur kemi një sërë krizash - ekonomike dhe politike - të mbështetemi në një qeveri që do të varet nga një lëvizje, do të thosha, Lëvizja Browniane e deputetëve që vijnë e shkojnë. Një qëndrim i tillë politik nuk është serioz dhe pista është vërtet e hapur.”

Në këtë situatë, shpejtësia me të cilën do të kthehet ruleti parlamentar është vendimtare. Varet nga presidenti, ka afate kushtetuese, por mund të jetë më i shpejtë ose më i ngadalshëm për të përditësuar buxhetin - një çështje jashtëzakonisht serioze që shqetëson shumë bullgarë, pasi parashikon një rritje të pensioneve nga 1 korriku, ulje taksash për familjet që punojnë me fëmijë, mbështetje biznesi në lidhje me çmimet e larta të energjisë. Lidhur me këtë, Ministri i dorëhequr i Çështjeve Sociale Georgi Giokov u bëri thirrje deputetëve që të “tregojnë arsye të shëndoshë” dhe të mbështesin masat sociale dhe kundër inflacionit të përcaktuara në përditësimin.

“Ka shumë oreks dhe pasion për buxhetin - tha sociologia Borjana Dimitrova. - Nga njëra anë na thuhet se mund të plotësohen kërkesa të ndryshme, nga ana tjetër pohojnë se kjo është një bombë me sahat që do të shpërthejë vitin e ardhshëm. Është e vështirë të vlerësohet e vërteta, por gjithsesi na duhet një bisedë serioze dhe një përditësim buxhetor shumë kuptimplotë. Nëse kjo do të ndodhë dhe çfarë propozimesh do të bëhen ndërmjet leximit të parë dhe të dytë të dokumentit në Kuvendin Popullor - kjo është një çështje e rëndësishme politike që do të na japë sinjale se ku mund të mendojmë për koalicionet e ardhshme apo koincidencë e të paktën parimeve themelore ekonomike.”

Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistës së Lora Tërkoleva, BNR, “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD