Ekonomisti Borisllav Sandov e shpalli Gjirin Korall zonë të mbrojtur. Ndalohet hyrja e mjeteve lundruese me motor, me përjashtim të anijeve të peshkimit nga data 1 tetor deri më 1 mars. Ndalohet akuakultura dhe përdorimi i tratave dhe dragave.
Kryetari i komunës Carevo, Georgi Lapçev, u shpall me vendosmëri kundër statusit të ri, ndërsa peshkatarët vendas thanë se do të dalin në protestë.
Lumi Llom u shpall gjithashtu një zonë e mbrojtur e karakterizuar nga peizazhe të jashtëzakonshme të arritura në bashkëjetesën harmonike të njeriut dhe natyrës. Në një sipërfaqe prej 3753 dynymësh ndalohet ndërtimi i objekteve që pengojnë peshqit, si dhe ndërtimi i termocentraleve ujore.
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..