Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar zuri vendin e dytë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Biologjisë

Petër Zhotev
Foto: arkiv personal

Në kryeqytetin armen, Jerevan, u mbajt Olimpiada e 33-të Ndërkombëtare e Biologjisë. Bullgaria është një nga gjashtë vendet themeluese të konkursit në vitin 1989. Olimpiada e sivjetme përfundoi me sukses të madh për katër përfaqësuesit tanë të cilët hyrën në një konkurrim me mbi 250 përfaqësues të 62 vendeve të mbarë botës.

Medaljen e artë dhe vendin e dytë historik në renditje, të tejkaluar vetëm nga një garues nga Rusia, e fitoi nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin Matematikor të Sofjes (SMG) Petër Zhotev. Ai tha për BNR-Varna se kjo është pjesëmarrja e tij e dytë në olimpiadë, e cila përbëhet nga dy pjesë - teori dhe praktikë. E para përfshinte 100 detyra me një përgjigje të përzgjedhur brenda 6 orëve, dhe ajo praktike - kryerja e eksperimenteve nga zoologjia, botanika, biokimia dhe bioinformatika, hulumtimi i një reaksioni enzimë dhe një eksperiment me fotosintezën te bimët. Pas suksesit të arritur, Petër tani duhet të zgjidhë detyrën më të rëndësishme në jetën e tij - ku të vazhdojë arsimin. Para tij ka dy mundësi - Gjermania apo Zvicra.

Me dallime nga kryeqyteti armen u kthyen edhe Borisllav Stojanov, Ljubosllav Ivanov dhe Jana Atanasova. Drejtuese e ekipit është docentja Allbena Jordanova nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Sofjes.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 200 bullgarë që jetojnë jashtë vendit shprehin çdo ditë dëshirën për t'u kthyer

Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..

botuar më 25-10-02 10.49.PD

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Turqia, Ukraina dhe Siria

Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..

botuar më 25-10-01 4.39.MD

Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..

botuar më 25-10-01 3.02.MD