Kohët e fundit këngëtari në zë Diço incizoi këngën e tij më të re titulluar “Mesnata”. Këngëtari i njohur krijoi muzikën dhe aranzhimin së bashku me kitaristin Ivan Jordanov – Çeri. Për krijimin e tekstit ndaj tyre iu bashkua dhe Preja Osasej - gjithashtu një këngëtare në zë dhe krijuese e teksteve.
“Mësova të eci,
pse nuk mund të fluturoj?
Të jem një ndër shumë njerëz,
ose të ngre një mal.
Në mesnatë çdo ditë të kuptoj...
Dëgjoj hapat tanë...ti dhe unë jemi aty,
vetëm së bashku krijojmë realitetin...” këndon Diço.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..