Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dhëntë Zoti shi!”, ose si i ruajnë traditat bullgarët në fshatrat besarabe

7
Në fshatin Kubej
Foto: arkiv personal

Kultura e bullgarëve besarabë është e gjallë edhe më sot, por nuk do të zbuloni në qytetin e madh, vetëm në fshatrat. Aty ajo ruhet në formën e saj më autentike. Të tilla janë vëzhgimet e një të riu nga Bollgrad – Aleksandër Polibza, i përkushtuar për mbledhjen dhe studimin e traditave të bullgarëve nga Besarabia.

“Kishte kohë as që e dija se kishte tradita të tilla. E kuptova se jetoja në një mjedis bullgar, por këto tradita nuk ishin të përfaqësuara askund. Dikur thoshim se Bollgradi është kryeqyteti i bullgarëve besarabë, por kjo kulturë - arkaike, tradicionale - nuk është aty. Atje traditat janë zhdukur prej kohësh dhe bullgarisht flitet vetëm nga brezi i vjetër. Nga brezi im, për shembull, në rrugën tonë askush nuk mund të flasë bullgarisht”, tha Aleksandër Polibza për Radio Bullgarinë.

Takimet e tij në universitet me të rinj të tjerë bullgarë besarabë dhe udhëtimet nëpër fshatrat i zbuluan atij një botë pa e imagjinuar që e mahnit me bukurinë e saj. Ajo e ruan aromën e së kaluarës dhe lidhjen e fortë magjike me atdheun stërgjyshorë - Bullgarinë. I riu filloi të udhëtojë dhe të mbledhë informacion për traditat dhe ritualet bullgare në Besarabi. Edhe për të nxjerrë nga burimi, ai u zhvendos për të jetuar në fshatin Kubej. Krijoi edhe grupin Facebook „Бесарабія. Буджак“, qëllimi i të cilit është që pjesëmarrësit të shkëmbejnë informacion për traditat në Besarabi.

Ndër fshatrat, ku më së miri është e ruajtur fryma bullgare, Aleksandër veçon Çijshij, Novi Trojani, Çushmelij dhe Tvardica. Kjo e fundit, nuk e fsheh ai, i pëlqen më së shumti:

“Banorët e saj i ruajnë edhe sot e kësaj dite kostumet e tyre. Ata veshin rroba bullgare kur shkojnë në kishë - për festë ose të dielën. Thonë: “Vishuni si për në kishë”. Natyrisht, kjo vlen për gjeneratën e viteve 40 të shekullit XX dhe më të moshuarit. Dhe në jetën e përditshme, ata shkojnë, siç thonë “me rroba aktuale”. Ata kanë një kor shumë unik që përdor kostume reale lokale. Këto veshje kanë një version dimëror, vjeshte, veror... Aty ruhet më së miri fryma bullgare”.

Ndër zakonet më mirë të ruajtura janë festimi i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por jo më pak interesante janë edhe të tjerat. I tillë është riti i lutjes së shiut “Flutura” (“Pipiruda”), i cili është ruajtur praktikisht kudo dhe kryhet në mënyrë të ngjashme në fshatra të ndryshëm. Edhe të moshuarit në Bollgrad e kujtojnë atë, thotë Aleksandri. Vajzat kalojnë nëpër oborret e njerëzve, spërkasin ujë me degëza, duke imituar pikat e shiut, këndojnë, luten që të bjerë shi dhe amvisat u japin diçka për të qerasur.

Pas kësaj, vajzat kryejnë ritualin “German” - ata bëjnë një figurë mashkullore nga balta, të cilën e varrosin në fushë. Ky rit besohet se sjell shi. Mirëpo, ky zakon në fshatin Kulevça është shumë më ndryshe, thekson Aleksandër:

“Në Kulevça, siç më thanë, nëpër rrugë kalon një procesion i tërë, p.sh., 20 vajza. Ato ecin dy nga dy pas njëra-tjetrës dhe këndojnë. Ato janë kapur për dore, duke formuar diçka si një urë. Mbi këtë urë lëviz një fëmijë i vogël, i cili shkon nga çifti i fundit tek i pari dhe mbrapa, duke u mbajtur pas supeve të vajzave. d.m.th. kortezhi shkon përgjatë rrugës dhe fëmija ecën në duart e vajzave. Pas kortezhit janë djem të rinj që spërkasin me ujë të gjithë ata që dalin në rrugë dhe mbledhin dhuratat që u bëjnë njerëzit. Është marrë diçka shumë spektakolare. Nuk ka gjë të tillë askund.”

Për të ruajtur kujtesën e së kaluarës për brezat e ardhshëm, Aleksandër Polibza, së bashku me bashkëmendimtarë të tij, filmojnë video të shkurtra, duke paraqitur në mënyrë interesante traditat. Ju ofrojmë që edhe ju të shijoni një film të tillë, të ngarkuar në YouTube dhe të xhiruar nga Aleksandër së bashku me Mihaill Balzhik. Në të rikrijohet zakoni “Flutura” në fshatin Kubej.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD