Mbi 1500 pjesëmarrës nga komunat jugperëndimore të Bullgarisë do të mbledhë Tubimi Folklorik “Pirini Këndon” më 30 dhe 31 korrik. Në këtë mënyrë në zonën Predell ku preken rrëzat e maleve Rilla dhe Pirin do të festohet 60-vjetori i edicionit të parë të festivalit, i cili paraqet shembuj të folklorit dhe traditës etnografike bullgare të ruajtura ndër shekuj.
Historia
Krijuar në vitin 1962, Tubimi “Pirini Këndon” zhvillohej një herë në pesë vjet deri në vitin 1985, kur pushoi së ekzistuari. Prapëseprapë që nga viti 1997 sërish e gëzon publikun e tij besnik në zonën “Predell”. “Pirini Këndon” nuk është një festival, por një lëvizje për kërkimin, ruajtjen dhe popullarizimin e këngëve dhe traditave origjinale popullore” – krenohen banorët e bashkisë së afërte Razllog.
Sipas traditës edhe sivjet në kuadër të tubimit do të shënohen dy përvjetorë - 119-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 144-vjetori i Kryengritjes Kresna-Razllog.
Edicioni i sivjetshëm i 16-të i Tubimit “Pirini Këndon” mbahet nën kujdestarinë e Presidentit Rumen Radev. Interpretuesit më të mirë do të prezantojnë krahinën në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 gusht.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të..
Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..