Nga 10 gushti, BE dhe Britania e Madhe pezullojnë importin e qymyrit rus në kuadrin e sanksioneve në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Rusia është ndër furnizuesit më të mëdhenj të qymyrit në Evropë. Në vitin 2021, ajo eksportoi 48.7 milion ton qymyr në Perëndim. Kjo është 1/5 e eksportit total të lëndëve të para ruse, raportoi REUTERS.
Rusia ka pezulluar dërgesat e naftës në tubacionin Druzhba përmes Ukrainës në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. Moska e justifikoi pezullimin me sanksionet perëndimore nga të cilat Transneft nuk mund të marrë tarifat e transmetimit. Vendimi rriti çmimin e naftës në tregjet botërore me 1%, por ai mbeti nën 100 dollarë për fuçi, marka Brent, raportoi Bloomberg.
Rusia po përgatitet të lidhë termocentralin e pushtuar të Zaporozhies me Krimenë, paralajmëroi operatori ukrainas "Energoatom". Moska ka kërkuar thirrjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 11 gusht për shkak të "goditjeve të Kievit kundër termocentralit bërthamor në Zaporozhie", raporton TASS.
Sipas UNIAN, në shenjë hakmarrjeje, ushtria ruse ka sulmuar në mënyrë aktive qytetet ukrainase gjatë gjithë natës. Kjo ka ndodhur pas shpërthimeve të depove të municioneve në Aeroportin ushtarak Saki në Krimenë e pushtuar. Sipas Moskës, kjo ka qenë një aksident. Sipas komenteve ukrainase, baza ushtarake mund të jetë sulmuar nga raketa me rreze të gjatë veprimi ose guerilje vendase.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..