Turi i 69-të i çiklizmit në Bullgari do të mbahet në fund të gushtit, njoftoi Federata Bullgare e Çiklizmit. Prologu është më 27 gusht në Sofje me një gjatësi prej 1 km rreth tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”, kur do të prezantohen ekipet pjesëmarrëse. Fillimi zyrtar i garës është më 28 gusht në kryeqytet para stadiumit kombëtar “Vasill Levski”, ndërsa finalja është më 1 shtator në Momçillgrad.
Pjesëmarrësit do të përshkojnë gjithsej rreth 800 kilometra. Ata do të bëjnë gjithsej tre ngjitje në Stara Pllanina, ndër të cilat është zona Beklemeto, e cilësuar si një nga lartësitë më të vështira të Bullgarisë për shkak të gjatësisë prej 22 km dhe pjerrësisë mesatare gati 6%.Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti..