Turi i 69-të i çiklizmit në Bullgari do të mbahet në fund të gushtit, njoftoi Federata Bullgare e Çiklizmit. Prologu është më 27 gusht në Sofje me një gjatësi prej 1 km rreth tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”, kur do të prezantohen ekipet pjesëmarrëse. Fillimi zyrtar i garës është më 28 gusht në kryeqytet para stadiumit kombëtar “Vasill Levski”, ndërsa finalja është më 1 shtator në Momçillgrad.
Pjesëmarrësit do të përshkojnë gjithsej rreth 800 kilometra. Ata do të bëjnë gjithsej tre ngjitje në Stara Pllanina, ndër të cilat është zona Beklemeto, e cilësuar si një nga lartësitë më të vështira të Bullgarisë për shkak të gjatësisë prej 22 km dhe pjerrësisë mesatare gati 6%.Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e..