Turi i 69-të i çiklizmit në Bullgari do të mbahet në fund të gushtit, njoftoi Federata Bullgare e Çiklizmit. Prologu është më 27 gusht në Sofje me një gjatësi prej 1 km rreth tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”, kur do të prezantohen ekipet pjesëmarrëse. Fillimi zyrtar i garës është më 28 gusht në kryeqytet para stadiumit kombëtar “Vasill Levski”, ndërsa finalja është më 1 shtator në Momçillgrad.
Pjesëmarrësit do të përshkojnë gjithsej rreth 800 kilometra. Ata do të bëjnë gjithsej tre ngjitje në Stara Pllanina, ndër të cilat është zona Beklemeto, e cilësuar si një nga lartësitë më të vështira të Bullgarisë për shkak të gjatësisë prej 22 km dhe pjerrësisë mesatare gati 6%.Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e..