Vazhdojnë akuzat e ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë për sulmet kundër centralit bërthamor “Zaporizhie”. Forcat ruse të vendosura atje po ofrojnë një armëpushim të përkohshëm, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të pasojave të mundshme të një katastrofe në centralin më të madh bërthamor në Evropë. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres foli me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të rënë dakord për kushtet e sigurisë rreth centralit. Nga ana e saj, Moska tha se do të bënte atë që është e nevojshme për të lejuar specialistë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitonin objektin, por paralajmëroi se një mision përmes Kievit do të ishte shumë i rrezikshëm. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stephane Dujarric, tha se OKB-ja mund të sigurojë mbështetje logjistike dhe sigurie nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.
Në të njëjtën kohë, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se në Republikën e vetëshpallur Popullore të Doneckut tre nga pesë të huajt e kapur duke luftuar për forcat ukrainase mund të marrin dënimin me vdekje.Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..