Vazhdojnë akuzat e ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë për sulmet kundër centralit bërthamor “Zaporizhie”. Forcat ruse të vendosura atje po ofrojnë një armëpushim të përkohshëm, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të pasojave të mundshme të një katastrofe në centralin më të madh bërthamor në Evropë. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres foli me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të rënë dakord për kushtet e sigurisë rreth centralit. Nga ana e saj, Moska tha se do të bënte atë që është e nevojshme për të lejuar specialistë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitonin objektin, por paralajmëroi se një mision përmes Kievit do të ishte shumë i rrezikshëm. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stephane Dujarric, tha se OKB-ja mund të sigurojë mbështetje logjistike dhe sigurie nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.
Në të njëjtën kohë, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se në Republikën e vetëshpallur Popullore të Doneckut tre nga pesë të huajt e kapur duke luftuar për forcat ukrainase mund të marrin dënimin me vdekje.Nisma qytetare “Ngrihu.BG” po mbledh nënshkrime për vendosjen e një tavani të tarifave bankare. Kryetarja e iniciativës, Maja Manollova, kujtoi se një projektligj për këtë temë tashmë u hartuar dhe u paraqit nga Partia Socialiste Bullgare - E Majta e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët..