Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për dialog dhe arsye të shëndoshë

Foto: UN Photo/Manuel Elías

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vuri në dukje se angazhimi për dialog dhe arsye që çoi në marrëveshjen e fundit për të rifilluar furnizimet me grurë dhe plehra nga Ukraina dhe Rusia, duhet të zbatohet edhe për "situatën kritike " me centralin më të madh bërthamor në Evropë “Zaporozhie” në Ukrainën Juglindore, ku luftimet e vazhdueshme në zonën e tij ngritën frikën për një katastrofë bërthamore, raportoi BTA. Takimi i organizatës botërore, kushtuar "promovimit të sigurisë së përbashkët përmes dialogut dhe bashkëpunimit", u thirr nga Kina, e cila e kryeson atë këtë muaj.

"Fati i njerëzimit është në duart tona sot," theksoi Guterres dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të riafirmojnë angazhimin e tyre për një botë pa armë bërthamore dhe të bëjnë një përpjekje për t'u ulur në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund tensionit në rritje dhe armatosjes bërthamore njëherë e përgjithmonë.

Duke kërkuar një rrugëdalje nga thellimi i konfliktit, presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili vizitoi Ukrainën javën e kaluar, njoftoi se po përpiqet të organizojë një takim midis Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin. Sipas Erdogan, qëllimi i vendit të tij është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke vlerësuar përpjekjet e presidentit turk, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në selinë e OKB-së në Gjenevë, Genadi Gatilov, tha se çdo bisedë mes Moskës dhe Kievit nuk do të çojë në një zgjidhje të konfliktit. Në një intervistë për Financial Times, ai gjithashtu tregoi se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë mes presidentëve Putin dhe Zelenski.

Nga ana e Ukrainës, Mihajlo Podoljak, një këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski, i tha AFP-së se Kievi refuzon çdo kompromis dhe dëshiron që Rusia të largohet nga territoret ukrainase që ajo pushton. Sipas Podoljak, të gjithë skenarët e tjerë do të çonin vetëm në një pauzë të rrezikshme operacionale përpara një vale të re armiqësish.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD