Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Llazar Nikollov - një "projekt i lartësuar"

Festojmë 100 vjet nga lindja e kompozitorit

Foto: arkiv

Më 26 gusht u mbushën 100 vjet nga lindja e prof. Llazar Nikollov, një artist me një kontribut të shquar në historinë tonë kulturore, një nga përfaqësuesit e parë të “avangardës muzikore bullgare”.

Veprat e tij janë interpretuar në një sërë vendesh evropiane, SHBA, Rusi etj. Në vitet 1960 ka marrë pjesë me kompozime të tij në festivale prestigjioze të muzikës bashkëkohore në Varshavë ("Vjeshta e Varshavës"), Berlin, Zagreb etj. Ai ka regjistrime në BNR, WDR (Radioja Kombëtare e Gjermanisë Perëndimore) dhe në disa radio stacione të tjera të huaja, partiturat e tij janë publikuar nga Peters dhe Schott-Mainz. Prof. Llazar Nikollov ka qenë edhe mësues shumëvjeçar i leximit të partiturës në Akademinë Kombëtare të Muzikës, dhe në periudhën 1992-99 - kryetar i Unionit të Kompozitorëve Bullgarë.

Që nga fillimi i këtij viti, muzikantët bullgarë të gjeneratave të ndryshme festojnë 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit, duke përfshirë veprat e tij në programet e tyre të koncerteve, në albume etj. Opera e tij "Çiçovci" (1971), e kompozuar në bazë të veprës së Ivan Vazovit, e cila nuk ishte vënë në skenë më parë, kishte një premierë të dyfishtë më 2 mars, njëkohësisht në skenën e Operës së Sofjes dhe në Operën Shtetërore - Plovdiv.

“Llazar Nikollov ishte një njeri me një mision që ai e dinte qartë. Për mua ai është një “projekt i lartësuar”, absolutisht i paarritshëm.” Këto janë fjalët e kompozitorit Dragomir Josifov. Si dirigjent, pianist (madje edhe si fagotist), Dragomir qëndron pas shfaqjeve dhe regjistrimeve të shumta të veprave të Llazar Nikollovit. Ai është drejtor muzikor dhe dirigjent i korit në "Çiçovci" të Operës së Plovdivit, ku punon vitet e fundit. U takua me mësuesin e tij të ardhshëm të kompozimit në vitin 1982, si student në Shkollën e Muzikës në Varna, thotë Dragomir dhe shton:

“I luajta një nga kompozimet e mia, të cilën ai e miratoi shumë. Kjo më frymëzoi dhe më gëzoi. Biseduam pak. Dy vjet më vonë (isha në klasën e 11-të) vendosa të bëj një koncert me veprat e tij. Ishte një koncert shumë i bukur, më 22 maj 1984. Salla ishte plot – mе muzikantë nga Varna, prindër të shokëve. Llazar Nikollov erdhi posaçërisht nga Sofja. Ishte një njeri shumë simpatik dhe tërhoqi vëmendjen e audiencës.Ai ishte gjithmonë jashtëzakonisht tolerant ndaj interpretuesve, shumë shpesh theksonte besimin e tij në aftësitë e tyre, imagjinatën, veprimtarinë krijuese. Ai e dinte që muzika e tij ishte shumë më e gjerë se çdo interpretim, ndaj ishte tolerant.”


Dorëshkrimet e Llazar Nikollovit ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit, mësojmë nga Dragomir Josifov. Ai vetë ka kopje të panumërta të partiturave, si dhe shënime të shkruara nga mësuesi i tij pas premierave të disa veprave.


ˮLlazar Nikollovi më dha leje të bëj korrigjime, t’i bëja këto vërejtje në partiturat duke punuar me muzikën e tij. Ai e kishte vizionin e tij për ngjyrat, ritmin, të cilin e pasqyronte pas shfaqjes së veprës. Punimet nuk janë relevante pa këto sqarime. Unë kam filluar t'i aplikoj, por është një detyrë e madhe, deri ku do t'ia dal, nuk e di. Jam i lumtur të shoh që shumë të rinj po e luajnë muzikën e tij. Kjo është shumë e bukur sepse ata e zgjedhin vetë këtë muzikë, askush nuk i detyron ta bëjnë. Vetë muzika shkëlqen dhe i tërheq me ndriçimin e saj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA

botuar më 25-10-24 6.55.PD
Trioja

Trioja nga Parisi "Orenda" prezantoi për herë të parë në Sofje një repertor tërësisht bullgar

Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..

botuar më 25-10-23 7.00.PD

Festë latine me Korin e famshëm të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantë të ftuar mbresëlënës

Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..

botuar më 25-10-23 5.55.PD