Më 26 gusht u  mbushën 100 vjet nga lindja e prof. Llazar Nikollov, një artist me një  kontribut të shquar në historinë tonë kulturore, një nga përfaqësuesit e parë  të “avangardës muzikore bullgare”. 
Veprat e tij janë  interpretuar në një sërë vendesh evropiane, SHBA, Rusi etj. Në vitet 1960 ka  marrë pjesë me kompozime të tij në festivale prestigjioze të muzikës  bashkëkohore në Varshavë ("Vjeshta e Varshavës"), Berlin, Zagreb etj.  Ai ka regjistrime në BNR, WDR (Radioja Kombëtare e Gjermanisë Perëndimore) dhe në  disa radio stacione të tjera të huaja, partiturat e tij janë publikuar nga  Peters dhe Schott-Mainz. Prof. Llazar Nikollov ka qenë edhe mësues shumëvjeçar  i leximit të partiturës në Akademinë Kombëtare të Muzikës, dhe në periudhën  1992-99 - kryetar i Unionit të Kompozitorëve Bullgarë. 
Që nga fillimi i  këtij viti, muzikantët bullgarë të gjeneratave të ndryshme festojnë  100-vjetorin e lindjes së kompozitorit, duke përfshirë veprat e tij në  programet e tyre të koncerteve, në albume etj. Opera e tij "Çiçovci"  (1971), e kompozuar në bazë të veprës së Ivan Vazovit, e cila nuk ishte vënë në  skenë më parë, kishte një premierë të dyfishtë më 2 mars, njëkohësisht në  skenën e Operës së Sofjes dhe në Operën Shtetërore - Plovdiv. 

“Llazar Nikollov  ishte një njeri me një mision që ai e dinte qartë. Për mua ai është një  “projekt i lartësuar”, absolutisht i paarritshëm.” Këto janë fjalët e  kompozitorit Dragomir Josifov. Si dirigjent, pianist (madje edhe si fagotist),  Dragomir qëndron pas shfaqjeve dhe regjistrimeve të shumta të veprave të Llazar  Nikollovit. Ai është drejtor muzikor dhe dirigjent i korit në "Çiçovci"  të Operës së Plovdivit, ku punon vitet e fundit. U takua me mësuesin e tij të  ardhshëm të kompozimit në vitin 1982, si student në Shkollën e Muzikës në  Varna, thotë Dragomir dhe shton: 
“I luajta një nga  kompozimet e mia, të cilën ai e miratoi shumë. Kjo më frymëzoi dhe më gëzoi.  Biseduam pak. Dy vjet më vonë (isha në klasën e 11-të) vendosa të bëj një koncert  me veprat e tij. Ishte një koncert shumë i bukur, më 22 maj 1984. Salla ishte  plot – mе  muzikantë nga Varna, prindër të shokëve. Llazar Nikollov  erdhi posaçërisht nga Sofja. Ishte një njeri shumë simpatik dhe tërhoqi  vëmendjen e audiencës.Ai ishte gjithmonë jashtëzakonisht tolerant ndaj  interpretuesve, shumë shpesh theksonte besimin e tij në aftësitë e tyre,  imagjinatën, veprimtarinë krijuese. Ai e dinte që muzika e tij ishte shumë më e  gjerë se çdo interpretim, ndaj ishte tolerant.” 
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një..
Në vitin 1979, në ekranet bullgare u shfaq filmi televiziv për fëmijë me shtatë seri "Filjo dhe Makenzen" nga regjisorët Dimitër Petrov dhe Vlladislav..
