Me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, nënpresidentja Ilijana Jotova u drejtoi një mesazh shoqërive bullgare në mbarë botën. "Sot është një festë e shenjtë në Bullgari - ne festojmë ngjarjen e 6 shtatorit 1885, ne festojmë Bashkimin si një akt të fortë dhe krenar të qeverisjes në Mbretërinë e Tretë Bullgare", tha ajo.
Duke kujtuar emrat e heronjve dhe mbështetjen e princit Aleksandër I të Batenbergut për aktin historik, nënpresidentja thekso: "Kjo betejë mbarëkombëtare rishikon Traktatin e Berlinit, korrigjon dëmtimet territoriale, i shtyn Fuqitë e Mëdha të vendosin një rend të ri dhe hap një rrugë në të cilën bullgarët do të vazhdojnë pas njëzet vjetësh me aneksimin e tokave të tjera tona të konfiskuara në Ballkan". thotë Ilijana Jotova.
Sipas nënpresidentes, nuk është rastësi që mesazhi i i shkruar në fasadën e Kuvendit Popullor thotë: “Bashkimi e bën forcën”. Sipas saj, ngjarja e 6 shtatorit është mësimi më i madh në historinë bullgare për bashkimin në mendime, ndjenja dhe vepra. “Një besëlidhje i bashkoi të gjithë bullgarët kundër padrejtësisë, një popull plot vetëbesim, guxoi të ngrihej kundër Fuqive të Mëdha dhe planeve nacionaliste dhe mbi të gjitha kundër kësaj që dikush tjetër të vendosë për fatin e tyre. Dhe ia doli!”, deklaroi Ilijana Jotova.
Në mesazhin e saj ajo i uron bashkëatdhetarët tanë në mbarë botën për festën: “Ju përgëzoj nga zemra për përkuljen tuaj ndaj së kaluarës bullgare dhe për idenë patriotike për të qenë bashkë, të bashkuar me një festë të denjë”. Nënpresidentja u uron bullgarëve që të jenë të bashkuar dhe dinjitoz në punën e tyre dhe të kujtojnë se Bashkimi e bën forcën.Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila kremton fitoren e jetës mbi vdekjen. Në Bullgari, ne e quajmë Ditë të Madhërishme, në përkthim fjalë..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..
Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës..