Me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, nënpresidentja Ilijana Jotova u drejtoi një mesazh shoqërive bullgare në mbarë botën. "Sot është një festë e shenjtë në Bullgari - ne festojmë ngjarjen e 6 shtatorit 1885, ne festojmë Bashkimin si një akt të fortë dhe krenar të qeverisjes në Mbretërinë e Tretë Bullgare", tha ajo.
Duke kujtuar emrat e heronjve dhe mbështetjen e princit Aleksandër I të Batenbergut për aktin historik, nënpresidentja thekso: "Kjo betejë mbarëkombëtare rishikon Traktatin e Berlinit, korrigjon dëmtimet territoriale, i shtyn Fuqitë e Mëdha të vendosin një rend të ri dhe hap një rrugë në të cilën bullgarët do të vazhdojnë pas njëzet vjetësh me aneksimin e tokave të tjera tona të konfiskuara në Ballkan". thotë Ilijana Jotova.
Sipas nënpresidentes, nuk është rastësi që mesazhi i i shkruar në fasadën e Kuvendit Popullor thotë: “Bashkimi e bën forcën”. Sipas saj, ngjarja e 6 shtatorit është mësimi më i madh në historinë bullgare për bashkimin në mendime, ndjenja dhe vepra. “Një besëlidhje i bashkoi të gjithë bullgarët kundër padrejtësisë, një popull plot vetëbesim, guxoi të ngrihej kundër Fuqive të Mëdha dhe planeve nacionaliste dhe mbi të gjitha kundër kësaj që dikush tjetër të vendosë për fatin e tyre. Dhe ia doli!”, deklaroi Ilijana Jotova.
Në mesazhin e saj ajo i uron bashkëatdhetarët tanë në mbarë botën për festën: “Ju përgëzoj nga zemra për përkuljen tuaj ndaj së kaluarës bullgare dhe për idenë patriotike për të qenë bashkë, të bashkuar me një festë të denjë”. Nënpresidentja u uron bullgarëve që të jenë të bashkuar dhe dinjitoz në punën e tyre dhe të kujtojnë se Bashkimi e bën forcën.Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..
Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës..
Në Ostren të Madh, një nga fshatrat në rajonin e zonës historiko-gjeografike të Gollobordës në Shqipëri, u njohëm me Antoni Kurtin. Ai na shëtiti nëpër..