Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “WIENWOCHE” në Vjenë dhe gjurma bullgare në të

Festivali tregon artin qytetar të Vjenës dhe ve temat globale për diskutim

7
Foto: arkiv personal

“Arti është një gënjeshtër, por kjo gënjeshtër na mëson sesi të arrijmë deri tek e vërteta”- këto fjalë të Pikasos sikurse janë përkthimi universal i përpjekjeve të të gjithë artistëve nëpër botë. Kërkimi i “së vërtetës” për një botë më të mirë, për ndërtimin e një skene më të bukur e të shëndoshë, në të cilën çdo një prej nesh të marrë rolin e vet më të përshtatshëm në pjesën “Jetë” është prijëse për artin drejtues modern. Sot ju tregojmë për një festival të vogël, i cili tanimë dhjetë vjet punon për ndryshimin e shoqërisë së Vjenës dhe të vështrimit mbi emigrantët aty. WIENWOCHE ose “Java e Vjenës” është një ngjarje kulturore, e cila eksperimenton me bashkimin e praktikave krijuese dhe aktivizimit. Sipas traditës, që nga viti 2012 WIENWOCHE zhvillohet çdo vit gjatë muajit shtator, kurse Bullgaria del se është një pjesë e rëndësishme nga historia e tij. Pas një konkursi të hapur programi i katër edicioneve të para të festivalit i është ngarkuar një ekipi prej 3 artistëve - bullgareve Petja Dimitrova dhe Radostina Patullova dhe kolegut të tyre me një prejardhje turke Kan Gjullsy.

“Festivali është themeluar gjatë vitit 2011. Ideja kryesore është se ai është antisemit, antihomofobik, antiracist, antifeminist -në përgjithësi, mungesa e ndonjë diskriminimi personal apo social është prijës. Ai është një  festival i vogël lokal në skenën alternative, por u jep mundësi artistëve, të cilët nuk kanë shumë përvojë  dhe njohje në skenën kulturore austriake të vazhdojnë të zhvillohen”-tregon posaçërisht për Radio Bullgarinë nga kryeqyteti austriak Petja Dimitrova.

Vet ajo e njeh shumë mirë rrugën, të cilën e kalon një artist në një shtet të huaj e të panjohur për të. E lindur gjatë vitit 1972, bullgarja pohon se është nga ai brez, i cili është rritur në realitetin socialist me ëndrrën për jetë në botën e lirë perëndimore. Kategorikisht kundër arratisjes së paligjshme, Petja mbeti në atdheun e saj deri në fillim të viteve '90 të shekullit të 20-të dhe si studente në Akademinë Kombëtare të Arteve shfrytëzon lidhjet e vendosura gjatë asaj kohe midis Austrisë  dhe Bullgarisë dhe e përfundon arsimin e saj të lartë  në Akademinë  e Arteve të Bukura të Vjenës. Pjesa tjetër është një histori në territorin austriak. Dhe pavarësisht se për të Vjena nuk është një  zgjedhje fillestare dhe e qëllimshme, por një mundësi e kohës, vendi rezulton të jetë rruga e duhur që po vazhdon tani e njëzet vjet.Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë:

“Jeta - thotë Petja. - Njeriu vendoset, krijon miq, rreth, një rrjet prej kontakteve të punës dhe jo në vend të fundit një standard më të mirë për të jetuar, të cilin më përpara si një vajzë nga një familje e mesme statistikore nuk e kam pasur. Në Austri ka një diasporë shumë të madhe bullgare - përpara vitit 89 ajo është politike, pas ndryshimeve - nomenklature, po kështu edhe punonjëse e studentore. Shumë nga kolegët e mi dhe të njohurit u kthyen në Bullgari. Unë nuk e kisha këtë mundësi dhe e vazhdova jetën time këtu”.


Petja kthehet në Bullgari çdo verë dhe me një kënaqësi pranon ftesën për një punë të përbashkët me artistë në atdheun. Pjesa kryesore e punës së saj është analiza e proceseve socio-politike dhe ndriçimi i njerëzve nga shoqëria që po përpiqen ta ndryshojnë atë - gjithçka është e kombinuar në vetvete dhe në festivalin WIENWOCHE. Sivjet ai  bahet midis 16 dhe 25 shtator në vende të ndryshme në Vjenë  dhe përfshin ekspozita të shumta, panele diskutimi, dhe ngjarje të tjera, me pjesëmarrjen dhe të artistëve të shumtë bullgarë. Petja Dimitrova është një prej tyre me punën e vet Doing the dirty Work, në partneritet me Violeta Ivanovën. “Tanimë 10 vjet ideja ekziston, që flet se, shfaqje të këtij lloji janë sinjale të rëndësishme dhe luftë për një  ripërcaktimi i shoqërisë dhe ndryshim i kualifikimeve të të gjithë anëtarëve të saj, veçanërisht të emigrantëve”, thotë bullgarja.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkivi personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD