162 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 377 nga një ditë më parë. 55 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 11 për qind e 1477 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 11.7 për qind të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 139 në 9045. Në spitale u shtruan 5 të infektuar. 3 prej tyre, ose 60 për qind nuk ishin të vaksinuar kundër Covid. Të shtruarit në spital u ulën me 3 në 539. Në terapi intensive mbeten 27 të infektuar.
Nuk u raportua asnjë vdekje me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit. U shëruan 23 veta.
Të enjten kur ishte Festa Kombëtare e Pavarësisë u bënë vetëm 56 vaksina.
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të..