Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një numër rekord seksionesh zgjedhore edhe në Shqipëri - 5

Seksioni zgjedhor në Durrës

Një seksion më shumë është në dispozicion për qytetarët bullgarë në Shqipëri, krahasuar me votimin e fundit të parakohshëm në nëntor. “Sot është një ditë e bukur me diell dhe seksionet u hapën në ditën e zgjedhjeve në kohën e caktuar. Procesi po ecën normalisht, si zakonisht për vendin”, tha për Radio Bullgarinë Ambasadori ynë në Tiranë, Momçil Rajçevski.

Momçill Rajçevski

Në Shqipëri janë 5 qendra votimi – një fakt interesant, pasi deri vonë ishte vetëm në Tiranë. Në zgjedhjet e verës së kaluar u hapën tri seksione të reja në Elbasan, Kukës dhe Korçë dhe nga ky vit kemi një seksion të hapur edhe në Durrës. Kjo është e përshtatshme për njerëzit, pasi qendrat e votimit përveç atyre në të cilat herën e kaluar kishte më shumë se 100 zgjedhës, krijohen me kusht që të ketë një numër të mjaftueshëm të atyre që kanë shprehur dëshirën për të votuar. Për këtë arsye, banorët e Durrësit që do të duhej të udhëtonin drejt Tiranës ose Elbasanit, që është rreth 50 minuta me makinë, preferuan që të hapet një seksion për ta për lehtësi më të madhe. Kjo është e gëzueshme, pasi tregon se për qytetarët bullgarë që jetojnë dhe banojnë këtu, zgjedhjet përbëjnë interes dhe ata janë aktivë.”

Seksioni zgjedhor në Tiranë

Ambasadori Rajçevski theksoi se për momentin gati gjysma e atyre që votuan kanë deklarata, d.m.th. këta mund të jenë udhëtarë që ndodhen aktualisht në Shqipëri. Edhe pse sezoni turistik në këtë vend të Adriatikut është në fund, ka turistë bullgarë dhe ata mund të votojnë edhe aty për aty. Sipas informacioneve të ndryshme, bullgarët në këtë vend ballkanik janë afër 50 mijë banorë. Në vitin e ardhshëm pritet të mbahet regjistrimi kombëtar në Shqipëri, i cili do të tregojë të dhëna të reja në këtë drejtim.

MPJ: Ne i mbështesim bullgarët në Shqipëri

Deri më tani nuk u raportuan raste në të cilët qytetarë të provojnë të votojnë me dokumente të skaduara. “Por edhe nëse ka diçka, komisionet janë me përvojë dhe do të reagojnë sipas rrethanave”, na siguroi ambasadori.

Votuesit në Shqipëri po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar me fletë votimi, por nuk ka frikë për probleme me numërimin e votave:

Seksioni zgjedhor në Elbasan

“Nëse duhet të jemi të drejtë me njerëzit që dalin vullnetarë këtu për të mbështetur procesin zgjedhor - shumica e tyre janë vendas (ka edhe punonjës të ambasadës, ka nëpunës të dërguar me shërbim nga Bullgaria për të ndihmuar). Dhe për vendasit është gjithmonë një vështirësi që të nesërmen janë në punë. Dhe kur duhet pritur deri vonë për rezultatet, konfirmim nga Bullgaria - kjo krijon shqetësime. Tani nuk pres ndonjë vështirësi, sepse janë pesë seksione, që do të thotë se shumica e votave do të shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe komisionet që kanë përvojë nga zgjedhjet e mëparshme duhet të kryejnë me sukses dhe shpejt punën e tyre, duke u kujdesur që të mos bëjnë gabim teknik në shkrim.”

Seksioni zgjedhor në Korçë

Sipas diplomatit, për momentin nuk ka një interes të theksuar nga mediat shqiptare për zgjedhjet e parakohshme në vendin tonë. “Interes normal për një vend fqinj nga rajoni, i cili është partner në NATO dhe në BE. Asgjë e veçantë nuk komentohet. Ndoshta do të ketë reagime më të mëdha pasi të dalin rezultatet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Siguruar nga Ambasada e Bullgarisë në Tiranë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..

botuar më 25-10-10 1.08.MD

Për të tretin vit radhazi, mjekët bullgarë ofrojnë ekzaminime mjekësore falas në Prespë të Vogël

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit   organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...

rinovuar më 25-10-09 1.51.MD