Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina vendos kufizime në furnizimin me energji elektrike

Foto: EPA/BGNES

Konsumi i energjisë elektrike në Ukrainë po kufizohet sot për herë të parë, për shkak të sulmeve ruse me raketa dhe dronë që shkatërruan një pjesë të termocentraleve të saj, njoftuan përfaqësuesit e qeverisë dhe operatori i energjisë elektrike “Ukrenergo”. Ndriçimi i rrugëve gjithashtu do të jetë i kufizuar dhe banorëve u kërkohet të mbajnë në minimum konsumin e energjisë elektrike. Përndryshe, mund të arrihet te vendosja e regjimit të energjisë elektrike, paralajmëroi një këshilltar i presidentit. Ndërprerjet në furnizimin me energji janë për shkak të sulmeve të shpeshta me raketa dhe dronë nga pala ruse kundër objekteve të energjisë elektrike dhe infrastrukturës ukrainase. Edhe sot, sulmet ruse kundër këtyre vendeve po vazhdojnë. Për shkak të kundërofensivës ukrainase ndaj Hersonit, presidenti rus Vladimir Putin shpalli gjendje ushtarake në territorin e aneksuar. Po zhvillohet evakuimi i rreth 60 000 banorëve nga rajoni.

Në të njëjtën kohë, Kievi e akuzoi Iranin për furnizimin e Rusisë me dronë dhe i dërgoi një notë zyrtare Izraelit duke kërkuar furnizime të menjëhershme të mbrojtjes ajrore dhe bashkëpunim në këtë sektor. Nga ana e vet Izraeli njoftoi se po e zbut politikën e tij të mosndërhyrjes në konflikt dhe i ofroi Ukrainës mbështetjen e vet në zhvillimin e një sistemi paralajmërimi për sulm ajror.

Moska deklaroi se do të rishqyrtojë bashkëpunimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres nëse ai dërgon ekspertë në Ukrainë për të inspektuar dronët kamikaze që fuqitë perëndimore thonë se janë prodhuar në Iran dhe Moska i përdor në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickoski

Kryeministri maqedonas sulmoi sërish Bullgarinë, por ankohet se nuk ka dialog

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..

botuar më 25-01-24 10.47.PD
Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD