Konsumi i energjisë elektrike në Ukrainë po kufizohet sot për herë të parë, për shkak të sulmeve ruse me raketa dhe dronë që shkatërruan një pjesë të termocentraleve të saj, njoftuan përfaqësuesit e qeverisë dhe operatori i energjisë elektrike “Ukrenergo”. Ndriçimi i rrugëve gjithashtu do të jetë i kufizuar dhe banorëve u kërkohet të mbajnë në minimum konsumin e energjisë elektrike. Përndryshe, mund të arrihet te vendosja e regjimit të energjisë elektrike, paralajmëroi një këshilltar i presidentit. Ndërprerjet në furnizimin me energji janë për shkak të sulmeve të shpeshta me raketa dhe dronë nga pala ruse kundër objekteve të energjisë elektrike dhe infrastrukturës ukrainase. Edhe sot, sulmet ruse kundër këtyre vendeve po vazhdojnë. Për shkak të kundërofensivës ukrainase ndaj Hersonit, presidenti rus Vladimir Putin shpalli gjendje ushtarake në territorin e aneksuar. Po zhvillohet evakuimi i rreth 60 000 banorëve nga rajoni.
Në të njëjtën kohë, Kievi e akuzoi Iranin për furnizimin e Rusisë me dronë dhe i dërgoi një notë zyrtare Izraelit duke kërkuar furnizime të menjëhershme të mbrojtjes ajrore dhe bashkëpunim në këtë sektor. Nga ana e vet Izraeli njoftoi se po e zbut politikën e tij të mosndërhyrjes në konflikt dhe i ofroi Ukrainës mbështetjen e vet në zhvillimin e një sistemi paralajmërimi për sulm ajror.
Moska deklaroi se do të rishqyrtojë bashkëpunimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres nëse ai dërgon ekspertë në Ukrainë për të inspektuar dronët kamikaze që fuqitë perëndimore thonë se janë prodhuar në Iran dhe Moska i përdor në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së.Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..