Konsumi i energjisë elektrike në Ukrainë po kufizohet sot për herë të parë, për shkak të sulmeve ruse me raketa dhe dronë që shkatërruan një pjesë të termocentraleve të saj, njoftuan përfaqësuesit e qeverisë dhe operatori i energjisë elektrike “Ukrenergo”. Ndriçimi i rrugëve gjithashtu do të jetë i kufizuar dhe banorëve u kërkohet të mbajnë në minimum konsumin e energjisë elektrike. Përndryshe, mund të arrihet te vendosja e regjimit të energjisë elektrike, paralajmëroi një këshilltar i presidentit. Ndërprerjet në furnizimin me energji janë për shkak të sulmeve të shpeshta me raketa dhe dronë nga pala ruse kundër objekteve të energjisë elektrike dhe infrastrukturës ukrainase. Edhe sot, sulmet ruse kundër këtyre vendeve po vazhdojnë. Për shkak të kundërofensivës ukrainase ndaj Hersonit, presidenti rus Vladimir Putin shpalli gjendje ushtarake në territorin e aneksuar. Po zhvillohet evakuimi i rreth 60 000 banorëve nga rajoni.
Në të njëjtën kohë, Kievi e akuzoi Iranin për furnizimin e Rusisë me dronë dhe i dërgoi një notë zyrtare Izraelit duke kërkuar furnizime të menjëhershme të mbrojtjes ajrore dhe bashkëpunim në këtë sektor. Nga ana e vet Izraeli njoftoi se po e zbut politikën e tij të mosndërhyrjes në konflikt dhe i ofroi Ukrainës mbështetjen e vet në zhvillimin e një sistemi paralajmërimi për sulm ajror.
Moska deklaroi se do të rishqyrtojë bashkëpunimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres nëse ai dërgon ekspertë në Ukrainë për të inspektuar dronët kamikaze që fuqitë perëndimore thonë se janë prodhuar në Iran dhe Moska i përdor në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së.Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..