Mbi 300 ekspozues ushqimesh dhe zanatesh shfaqin prodhimet e tyre në një festë tre-ditore kushtuar kofshës së mishit. Pas një pauze dyvjeçare për shkak të masave pandemike, nga 21 deri më 23 tetor, Bashkia e qytetit të Elenës pret sërish mysafirë nga afër dhe larg për festën-emblemë, tha për BTA kryetari i bashkisë Diljan Mllëzev.
Një program i pasur folklorik, lojëra argëtuese për fëmijë dhe të rritur, me degustime, lotari dhe një ekspozitë kulinarie janë përgatitur nga vendasit.
Mishi i shijshëm prej derri, i njohur si "kofshi i mishit i Elenës" për shkak të rajonit të origjinës - qyteti i Elenës, përgatitet në çdo familje, sipas recetave familjare të ruajtura nga e kaluara. Janë pesë prodhues të regjistruar në Agjencinë Bullgare të Sigurisë Ushqimore, thotë Stelian Dimitrov, kryetar i Bordit Drejtues të Këshillit Lokal të Turizmit. Sipas tij, interesimi për krahinën e Elenës po rritet për shkak të ushqimit ekologjik dhe ajrit të pastër. Dëshmia është se baza e shtretërve në hotele dhe bujtina, e cila është mbi 2000, tashmë është e mbushur. Për shkak të mijëra të ftuarve që presin banorët e Elenës gjatë festave të fundvitit, është futur një organizim i përkohshëm i trafikut, i cili është shpallur në sajtin e komunës.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..