Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partitë e përfaqësuara në parlament para dorëzimit të mandatit të parë për formimin e kabinetit. Përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS u takuan të parë me kreun e shtetit.
“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të formuar një qeveri deri në kufirin e vetëruajtjes, edhe pak përtej saj, por pa u depersonalizuar fare”, premtoi nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev. Desisllava Atanasova tha se GERB-SDS ka ekspertët e nevojshëm për të formuar një kabinet. Ata presin që grupet e tjera parlamentare të mendojnë dhe të mbledhin një shumicë për të formuar një qeveri.
Masat antikrizë të propozuara nga GERB-SDS janë vazhdimi i kompensimeve për bizneset, lënia e konsumatorëve vendas në tregun e rregulluar të energjisë elektrike edhe për disa vite dhe organizimi i një ankandi për furnizime afatgjatë me gaz.
Forca parlamentare mirëpret propozimin e paraqitur nga qeveria e përkohshme për të blerë më shumë avionë luftarakë F-16.
Daniell Mitov bëri thirrje për t’u dhënë fund deklaratave se ofrimi i ndihmës teknike ushtarake për Ukrainën do të na futë në luftë. Sipas tij, kjo i shqetëson partnerët e NATO-së sepse “këto sinjale nuk i lejojnë ata të na vlerësojnë si anëtarë të përgjegjshëm të Aleancës”.
Presidenti u përgjigj se në asnjë samit nuk ndjeu një aluzion në këtë drejtim dhe bëri thirrje për t’iu qasur me kujdes idesë së pajisjes së Ukrainës me armë të vjetra për të marrë të reja në këmbim. Ai paralajmëroi se ripaisja kërkon kohë.
Konsultimet e presidentit vazhdojnë.
Forcat politike në parlament janë të vetëdijshme për nevojën e formimit të qeverisëNë Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..