577 janë të sapoinvektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 42 krahasuar me një ditë më parë. 60.1 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 12.1 për qind e 4782 testeve të kryera janë pozitive, në 11.5 për qind e treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët e regjistruar aktiv janë mbi 10 000. Numri i tyre u rrit me 126 në 10 017. Në spitale u pranuan 82 të infektuar. 48 veta ose 58.5 për qind e të pranuarve në spitale nuk janë të vaksinuar kundër Covid. Në spitale trajtohen 717 të sëmurë, 54 prej tyre janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 4 vdekje me koronavirus të konfirmuar. 3 prej të vdekurve nuk kishin vaksina kundër sëmundjes. Numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë arriti 37 857 veta.
Të enjten u dhanë 1586 vaksina kundër Covid.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..