Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

260 vjet më vonë, Historia e murgut Paisij frymëzon brezin e ri të bullgarëve jashtë shtetit

Foto: BGNES

Sivjet mbushen 300 vjet nga lindja e njërit prej iluministëve të parë të popullit – letrarit Paisij Hilendarski. Ndërsa vitet që kur nën penën e tij u shfaq një nga veprat më të rëndësishme të Mesjetës Bullgare – “Historia sllavo-bullgare” janë 260.

Në librin e tij të vogël, por jashtëzakonisht domethënës për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare te bullgarët pas shekujve të sundimit të huaj, murgu bën një apel: “E dashurova shumë farefisin dhe atdheun bullgar dhe punova shumë për të mbledhur nga libra dhe tregime të ndryshme, ndërsa mblodha dhe bashkova historinë e farefisit bullgar në këtë libër për përfitimin dhe lavdërimin tuaj. E shkrova për ju, që e doni farefisin tuaj dhe atdheun bullgar dhe dëshironi të dini për fisin dhe gjuhën tuaj. Kopjoni këtë histori dhe paguani, le ta kopjojnë për ju ata që dinë të shkruajnë dhe mbajeni që të mos zhduket!.”

Pak më shumë se dy shekuj më vonë, janë 70 kopjet e Historisë së Paisijit që arritën tek ne dhe njëra prej tyre është vepra e nxënësve bullgarë të Shkollës “Hristo Botev” në Nju Jork.

Për rreth 3 javë, me ndihmën e çdo familjeje, fëmijët e të cilëve mësojnë në shkollën bullgare, arritëm të kopjojmë të gjithë “Historinë sllavo-bullgare” - tha për Radio Bullgarinë mësuesja e gjuhës dhe letërsisë bullgare dhe drejtuese e shkollës Dima Markova. - Çdo familje, fëmija i së cilës mund të shkruante, kopjonte me dorë, dhe disa prej tyre shtuan ilustrime në kopje. Çdo kapitull i Historisë ka një pikturë ose ilustrim përkatës të vizatuar nga një fëmijë, të cilat janë jashtëzakonisht të bukura.”

Dima Markova

Projekti shkollor në lidhje me “Historinë sllavo-bullgare” përbëhet nga tri pjesë – shton mësuesja:

“Pjesa e parë ka të bëjë me kopjimin me dorë nga çdo person i shkollës. Pjesa tjetër është përgatitja e vetë librit dhe faza e tretë është përgatitja e një prezantimi të shkurtër të jetës së Paisijit dhe personit të parë që kopjoi historinë – Sofronij Vraçanski.”

Një nga fëmijët në Amerikë që mori pjesë në kopjimin e Historisë së Paisijit është nxënësi i lindur në Sofje Konstantin Todorov. Ai u nis përtej Oqeanit me prindërit e tij 6 vjet më parë kur ishte 10 vjeç. Ai e di bullgarishten, por pranon se duke ndjekur shkollën e së dielës, arrin ta mbajë atë dhe të njihet me kulturën dhe traditat e vendit tonë:

“Kopjova një pjesë të Historisë, në të cilën Paisiji tregon se sa e fortë ishte Bullgaria dhe sado herë të na sulmonin trupat bizantine, në të shumtën e rasteve arritëm t’i mposhtim. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne, brezi i ardhshëm, të dimë se nga vijmë, të njohim historinë tonë dhe të jemi krenarë për të. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse jetojmë jashtë Bullgarisë dhe duhet të mbajmë gjallë shpirtin bullgar.”

Ai gjithashtu tha për Radio Bullgarinë se shokët e tij të klasës në shkollën amerikane janë të befasuar nga dëshira e tij për të ndjekur shkollën edhe të dielave:

“Është shumë interesante për ta pse do të doja ta përdorja të dielën për diçka të tillë në vend që të pushoja apo të bëja diçka për kënaqësi. Megjithatë, jam shumë i lumtur që jam pjesë e shkollës, sepse aty kam mundësinë të ndihem sikur jam në Bullgari. Së bashku me miqtë e mi atje kërcej edhe valle popullore, por këtë nuk e shoh si detyrë, por si argëtim.”

Edhe pse Konstantini e viziton vendin tonë gjatë pushimeve, të paktën për momentin nuk mendon për rikthimin dhe realizimin e tij në Bullgari. Mirëpo, sipas Dima Markovës, ka edhe nxënës të shkollës të së dielës që u kthyen në vendin tonë, kështu që ka gjithmonë një mundësi të tillë. Në fund, ajo shprehu mirënjohjen e saj për Radio Bullgarinë dhe programet e tjera të BNR-së, përmes të cilave tema e bullgarëve jashtë vendit arrin një gamë të gjerë dëgjuesish:

“Ne gjithmonë jemi mbështetur tek ju si një media që dëgjohet në mënyrë që zëri ynë të arrijë të gjithë njerëzit që dëgjojnë Radion Kombëtare Bullgare.”

Intervistë: Krasimir Martinov

Teksti: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Shkolla “Hristo Botev” në Nju Jork, arkiv personal, arkiv, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD