Për vitin 2023 parashikohet rritja e pagave të mjekëve të urgjencës, gjë që do të plotësojë kërkesat e tyre. Kështu e komentoi zëvendësministri i shëndetësisë Aleksandër Zllatanov protestën simbolike javore të punëtorëve në qendrat emergjente në mbarë vendin. Nga 7 deri më 13 nëntor në orën 12:00 çdo ambulancë në territorin e Bullgarisë do të ndezë sinjal zanor dhe dritë për 3 minuta në shenjë proteste për shkak të mos azhurnimit të pagave prej 10 vitesh në këtë sektor. Gjithashtu, mjekët e urgjencës kërkojnë që kategoria e tyre e punës të barazohet me atë të punonjësve të policisë dhe zjarrfikësve.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..