Më 14 nëntor 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore filluan sulmet masive ajrore kundër Bullgarisë. Për 5 muaj Sofja u bombardua sistematikisht nga aleatët SHBA dhe Britania e Madhe. Deri më 17 prill 1944, gjithsej 2000 avionë në 7 sulme gjatë ditës e në 5 të tjera gjatë natës hodhën mbi 8800 bomba mbi kryeqytet.
Objektivat ishin kryesisht objekte civile. Më shumë se 900 njerëz u vranë dhe më shumë se 1000 u plagosën. U shkatërruan 12 567 objekte banimi, industriale dhe publike. E gjithë qendra borgjeze e qytetit u rrënua. Bombardimet erdhën pas pranimit të detyruar të Bullgarisë në Paktin Trepalësh të Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë më 1 mars 1941 dhe pas luftës së shpallur më 13 dhjetor të po këtij viti nga Bullgaria kundër Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Foto: militarymuseum.bg
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..
Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..
Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..