Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE do të riafirmojë gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë për Shengenin

Foto: arkiv

Komisioni Evropian ka njoftuar se në mbledhjen e tij javore më 16 nëntor, komisionerët evropianë do të miratojnë një vlerësim të ri të masave të marra nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia për të respektuar rregullat e Shengenit.

Sipas një zëdhënësi të KE, vlerësimi do të riafirmojë gatishmërinë e tre vendeve për t'u bashkuar me Shengenin. Vlerësimi pritet të prezantohet nga Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson.

Bullgaria, Rumania dhe Kroacia kanë marrë tashmë opinionin pozitiv të KE-së për t'u bashkuar me Shengenin. Parlamenti Evropian ka kërkuar që nga viti i ardhshëm të tre vendet t'i bashkohen zonës evropiane pa kontrolle kufitare dhe vendimi të miratohet deri në fund të vitit 2022. Çështja pritet të hidhet në votim në Këshillin e BE-së në fillim të dhjetorit. Për miratimin e një vendimi pozitiv kërkohet unanimitet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD