Që në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi t'i jepej fund ndryshimit të orës verore dhe astronomike, duke marrë parasysh vullnetin e 4.6 milionë qytetarëve evropianë që morën pjesë në një sondazh për këtë temë. Komisioni për këtë vendim mori mbështetje edhe në Parlamentin Europian, ku me 410 vota “pro”, 192 vota “kundër” dhe 51 vota “abstenim”, u pranua se vendet që do të preferojnë të ruajnë orën standarde (dimërore) mund të ndryshojnë orën për herë të fundit të dielën e fundit të tetorit të vitit 2021. Megjithatë, në praktikë, kjo nuk ndodhi.
Në fund të tetorit, edhe një herë i kthyem akrepat një orë pas për të kaluar në orën dimërore. Në fakt, 48% e bullgarëve preferojnë që vendi ynë të qëndrojë me këtë orë gjatë gjithë vitit, dhe 32% ndihen më mirë gjatë verës - sipas një sondazhi sociologjik të vitit 2018 i bërë nga agjencia Exakta. Për orën e dimrit votojnë personat mbi 59 vjeç dhe ata që jetojnë në fshat. Ora e ditës preferohet nga banorët e kryeqytetit dhe qytetete mëdha.
Çdo vend anëtar i BE-së pritet të vendosë vetë se cilënorëpreferon. Por derisa të ndodhë kjo, të paktën tani për tani, ne bullgarët dhe evropianët e tjerë vazhdojmë ta ndrojmë orën dy herë në vit.
“Pasojat e ndryshimit të orës mbi ekonomi nuk janë aq të rëndësishme sa ato mbi shëndetin e njerëzve. Problemet kardiovaskulare rriten kur ndryshon ora, 40-45% e qytetarëve evropianë vuajnë nga pagjumësia pas ndryshimit të orës dhe u duhet një muaj për t'u përshtatur me orën e re - vëren eurodeputeti i PPE GERB Emill Radev. - Përshtatja me orën e re ndikon edhe në produktivitetin e punës së njerëzve. E gjithë kjo na çon drejt përfundimit se duhet të rimendojmë ndryshimin e orës, pasi përfitimet janë shumë më pak sesa dëmet e mundshme. Kur bëhet fjalë për shëndetin, ne nuk mund dhe nuk duhet të bëjmë asnjë kompromis”.
Në të vërtetë, pasojat që pëson trupi i njeriut kur ndryshon ora dy herë në vit janë të shumta, ku lodhja dhe mungesa e gjumit janë manifestimet më të shpeshta të tyre. Kardiologët pohojnë se me ndryshimin e motit rritet edhe numri i infarkteve dhe pagjumësia është një nga shkaktarët kryesorë të tyre. Mungesa kronike e gjumit gjithashtu çon në shtim në peshë dhe sëmundje kardiovaskulare. Ndryshimi i orës prish ritmin bazë biologjik të trupit. Kjo prek të gjithë njerëzit, por më së shumti prek ata me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera, tek të cilët marrja e ilaçeve në orare fikse të ditësështë thelbësore.
"Ka njerëz që janë më të prirur ndaj të ashtuquajturit çrregullim emocional sezonal (prirje për depresion) pikërisht në ndryshimin e stinëve dhe kalimin në orën e dimrit, sepse rrezet e diellit janë të lidhura drejtpërdrejt me hormonin e lumturisë - serotoninën, dhe në dimërështë më i kufizuar - theksoi neurologja Dr. Diana Deçovska me rastin e kthimit e orës së dimrit. - Në momente të tilla, më së shpeshti nuk kemi humor, energji dhe nuk ndihemi të gatshëm për të kryer detyrat tona të përditshme. Ky lloj depresioni shpesh shkakton një dëshirë të pakontrollueshme për ushqim, domethënë, sjell edhe obezitet dhe rreziqet që lidhen me të”, shpjegoi për BTA Dr. Deçovska.
Dieta ushqimore e shëndetshme, hidratimi i trupit, gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe nëse është e mundur, më shumë kohë në diell do të na ndihmojnë të përballojmë më lehtë ndryshimin e orës. Në përgjithësi, është mirë që një javë para ndryshimit të orës të fillojmë të flemë rreth gjysmë ore më herët, në mënyrë që të kalojmë pa probleme periudhën e përshtatjes, këshillojnë neurologët.
Ndryshimi i orës ka gjithashtu historinë e tij interesante. Ideja lindi nga PresidentiBenjamin Franklin, një nga krijuesit e Kushtetutës së SHBA-së. Që në vitin 1784, ai i shkeuan një letër redaktorit të gazetës "Paris Journal" dhe sugjeron që parisienët të ngrihen dhe përkatësisht të shkojnë në shtrat më herët, duke lëvizur akrepat e orës. Ideja u bë fakt më shumë se 100 vjet më vonë, ndërsa shteti evropian, që e aplikoi për herë të parë nuk ishte Franca, por Gjermania në vitin 1916, me qëllim që të reduktonte përdorimin e qymyrit për ngrohje dhe ta ridrejtonte atë në prodhimin e armëve, për shkak të Luftës së Parë Botërore që vazhdonte e ashpër.
A do të bëhet fakt i kryer ndryshimi i orës dhe nëse po, kur – këtë pritet ta marrim vesh. Për të vazhduar diskutimet mbi këtë temë brenda BE-së, ajo duhet të vihet në rendin e ditës nga vendi që mban presidencën e rradhësnë Këshillin e BE-së. Debati i fundit për këtë çështje është bërë në gjysmën e dytë të vitit 2019, gjatë Presidencës Finlandeze.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES, emilradev.com, EPA/BGNES
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..