Parlamenti Evropian po përgatitet të shpallë Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj objektivave civilë në Ukrainë - infrastrukturës energjetike, spitaleve, objekteve të kujdesit shëndetësor, shkollave. Votimi i rezolutës është në agjendën e eurodeputetëve për javën e ardhshme. Dokumenti do të jetë një hap në përgatitje për mbajtjen e Vladimir Putinit dhe qeverisë ruse përgjegjëse përpara një gjykate ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretari parlamentar i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmitro Lubinec, tha se përmasat e torturave të gjetura në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, janë të tmerrshme. Ai publikoi një video të një dhome në të cilën, sipas fjalëve të tij, ukrainasit ishin të lidhur në karrige dhe të torturuar me goditje elektrike.
Ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetim për të përcaktuar se nga u hodh raketa që vrau dy persona në fshatin kufitar polak Przewodow, njoftoi ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. “Ekspertët tanë janë tashmë në Poloni. Ne presim që atyre t'u jepet shpejt akses në vendin e incidentit në bashkëpunim me autoritetet polake të zbatimit të ligjit", shkroi ai në Twitter.
Mbi 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve masive ajrore të vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës energjetike të vendit, njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov shpjegoi sulmet me raketa ruse si ngurrim i Kievit për të filluar bisedimet e paqes me Moskën. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë të ashtuquajturën operacion special ushtarak.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..