Parlamenti Evropian po përgatitet të shpallë Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj objektivave civilë në Ukrainë - infrastrukturës energjetike, spitaleve, objekteve të kujdesit shëndetësor, shkollave. Votimi i rezolutës është në agjendën e eurodeputetëve për javën e ardhshme. Dokumenti do të jetë një hap në përgatitje për mbajtjen e Vladimir Putinit dhe qeverisë ruse përgjegjëse përpara një gjykate ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretari parlamentar i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmitro Lubinec, tha se përmasat e torturave të gjetura në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, janë të tmerrshme. Ai publikoi një video të një dhome në të cilën, sipas fjalëve të tij, ukrainasit ishin të lidhur në karrige dhe të torturuar me goditje elektrike.
Ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetim për të përcaktuar se nga u hodh raketa që vrau dy persona në fshatin kufitar polak Przewodow, njoftoi ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. “Ekspertët tanë janë tashmë në Poloni. Ne presim që atyre t'u jepet shpejt akses në vendin e incidentit në bashkëpunim me autoritetet polake të zbatimit të ligjit", shkroi ai në Twitter.
Mbi 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve masive ajrore të vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës energjetike të vendit, njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov shpjegoi sulmet me raketa ruse si ngurrim i Kievit për të filluar bisedimet e paqes me Moskën. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë të ashtuquajturën operacion special ushtarak.Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..