Parlamenti Evropian po përgatitet të shpallë Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj objektivave civilë në Ukrainë - infrastrukturës energjetike, spitaleve, objekteve të kujdesit shëndetësor, shkollave. Votimi i rezolutës është në agjendën e eurodeputetëve për javën e ardhshme. Dokumenti do të jetë një hap në përgatitje për mbajtjen e Vladimir Putinit dhe qeverisë ruse përgjegjëse përpara një gjykate ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretari parlamentar i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmitro Lubinec, tha se përmasat e torturave të gjetura në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, janë të tmerrshme. Ai publikoi një video të një dhome në të cilën, sipas fjalëve të tij, ukrainasit ishin të lidhur në karrige dhe të torturuar me goditje elektrike.
Ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetim për të përcaktuar se nga u hodh raketa që vrau dy persona në fshatin kufitar polak Przewodow, njoftoi ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. “Ekspertët tanë janë tashmë në Poloni. Ne presim që atyre t'u jepet shpejt akses në vendin e incidentit në bashkëpunim me autoritetet polake të zbatimit të ligjit", shkroi ai në Twitter.
Mbi 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve masive ajrore të vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës energjetike të vendit, njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov shpjegoi sulmet me raketa ruse si ngurrim i Kievit për të filluar bisedimet e paqes me Moskën. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë të ashtuquajturën operacion special ushtarak.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..